• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një urim në festën e PS, që parti nuk është më

by
12/06/2015 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë miq më kanë nisur urime për përvjetorin e Partise Socialiste që është  sot me 12 qershor. Nuk i kam kthyer askujt pergjigje. Kam gjithë ditën që e mendoj në duhet apo jo të kthej përgjigje dhe meqe kam një  dileme po e ndaj publikisht.

Eshtë apo jo Partia Socialiste një parti?

Unë them se Partia Socialiste ka qenë, por nuk është më një parti.

Partia Socialiste e Shqipërisë u riorganizua para 24 vitesh. Ajo trashëgoi strukturën dhe demografinë elektorale nga Partia e Punes, rishikoi programin, eliten e përfaqesimit si dhe qëndrimin stalinist për pluralizmin, për pronën, për tregun, për taksat dhe mbi të gjitha për Perendimin. Në një kuptim u zbut. Ose u zbut në të  gjitha kuptimet. U qetësua dhe vendosi të  mos shtetezojë me pronën e askujt, të njohë tregun e lirë dhe të antarësohet në strukturat evropiane duke ruajtur një  politike të kujdesshme me fqinjët. Rrugë tjetër nuk kishte. Shqiptarët e detyruan të zbutej duke i bërë një lëshim të madh që ndoshta ishte shumë dashamirës në krahasim me dëmin që ajo u kishe shkaktuar: e pranuan sërish në tregun e partive politike shqiptare. E lanë të zgjidhej. E bënë të votueshme.

Kur Shqiperia kishte më shumë se kurrë nevojë për demokraci ajo i’u përshtat sistemit më mire se kushdo tjetër dhe megjithëse nuk ishte partia më properendimore në Shqipëri, ishte partia më demokratike e vendit. Për disa rrethana fatlume që lidhen me rrënimin moral dhe institucional të  vitit 1997, për shkak të deformimit të tregut primitiv shqiptar në treg piramidal, si dhe qëndrimit joperendimor të Partisë Demokratike ndaj zgjedhjeve, ajo erdhi në pushtet. Një arsye tjetër që e favorizoi ishte konvencionalizmi politik që ka dominuar dhe dominon Shqipërinë prej gati 100 vitesh. Pra vota konvencionale kundër votës cilësore, që në Shqiperi do të  thotë se, jugu voton më shumë për socialistët dhe veriu voton më shumë për demokratet, pavaresisht se si sillen ata. Gjithë këto rrethana e sollën në pushtet në vitin 1997.

Pushteti i dha mundesi të ndryshonte në disa raste elitat e veta, ti rinovonte përmes administratës herë me diplomaci, shumë herë me përplasje dhe shpeshherë me antagonizë, gje që çoi ne ne çarjen e saj në vitin 2004,  një nga arsyet për të cilën humbi pushtetin. Megjithëse për shkak të kundërshtive joprogramore, luftës së brendshme anarkike dhe ngathtësisë genetike, reformat që bëri ishin anemike, ajo mbeti një  parti. Kur them këtë, kam parasysh kuptimin klasik që ka bota për partite: pra një grup njerëzish që bashkohen rreth një programi dhe respektojnë rregullat që kanë përcaktuar vetë me vullnet të  lirë. Partia Socialiste ishte një parti dhe duke respektuar statutin e vet, u perça si një parti që bën dy parti.

Kur e mendoj sot, besoj se ndarja e saj, megjithese nuk ishte e shëndetshme ishte e pashmangshme. Demokracia fitoi ndonëse Partia Socialiste humbi. Llogaritë për Shqiperinë nuk i bëj dot ende, sepse është  shume shpejt, por si bestyt i demokracise që jam, besoj se kur fiton demokracia ka fituar edhe vendi. Ne çdo rast. Edhe sot.

Ne vitin 2013 Partia Socialiste u rikthye në pushtet. Sot më shumë se një parti ajo është një adresë elektorale. Fiton zgjedhjet, siç i ka fituar dhe do ti fitojë serish, por jo si një parti. Si një adresë në fletën e votimit. Mes gjithë partive të  tjera të cilat edhe ato nuk bëjnë dallim prej saj,  ajo merr më shumë vota. Por fakti që merr më shumë vota se të  tjerët nuk e bën një parti. Ndoshta ky është një zhvillim i ri i demokracisë sonë krijuese, të  cilin nuk jam i gatshëm ta kuptoj dhe ta pranoj siç duhet. Pragmatistët që mendojnë ndryshe janë shtuar dhe kanë marrë në dorë fuqinë për të mos u numëruar. Ata nuk dihet sa janë megjithëse vendosin. Pra, vendosin se në parti nuk duhen numëruar ata që mendojne se demokracia vlen, sepse sipas tyre ata që mendojnë se pushteti vlen më shumë se demokracia, janë gjithnjë më shumë. Dhe duhet të  mbeten më shumë pa u numëruar.

Unë nuk mendoj kështu. Unë them se demokracia dhe jo pushteti i bën grupet parti, ndërsa ata thonë se pushteti i rrit partitë, nga grupe në turma, ndërsa demokracia që i ben turmat parti, i zvogelon ato. Pragmatistët thonë se rëndesi kanë zgjedhjet dhe jo demokracia. Unë mendoj se mund ti kemi të  dyja: edhe zgjedhjet edhe demokracinë. Mendoj se mund të jetoj më mirë ne një vend që zbaton ligjin dhe në një parti që zbaton rregullat. Kështu fitorja shijon më shumë dhe nuk kthehet ne një tirani pragmatiste.

Nëse Evropa do kishte sot parti që nuk zbatojne asnjë rregull dhe nuk bejnë zgjedhje ndoshta do mendoja më mirë për pragmatistët. Ata mund të ishin evropianë të dites dhe unë një evropian i rritur me kujtime. Por nuk është kështu. Kjo nuk po ndodh askund. Në këtë kuptim Partia Socialiste e Shqipërise është sot partia më unike në Evropë. Ajo është  e vetmja parti që nuk pranon zgjedhjet e brendëshme. Ky është një zhvillim shqipëtar dhe ndoshta një pasurim i traditës evropiane të ndërtimit të partive. Eshtë njëlloj si të mbjellësh një pemë në garazhin e makinës. E ujit me naftë dhe e ajros me kondicionerin e makinës duke i’u gezuar faktit që kjo është e vetmja pemë e botës që jeton në garazh paçka se nuk bën lule. Sepse lulet duan ujë dhe ujin duhet ta marrësh jashtë garazhit.

Thënë këto duhet të përsëris me hidhërim se Partia Socialiste nuk zbaton më asnjë rregull. Atje askush nuk votohet, askush nuk zgjidhet, askush nuk mblidhet, askush nuk zgjedh dhe askush nuk mbledh. Partia socialiste ka vetëm pushtet. Ajo ka drejtori por nuk ka votim, ka bashki por nuk ka zgjedhje, ka ministri por nuk mbledhje, ka qeveri por nuk ka demokraci.

A u pergjigjet të varfërve? Them se jo. Ata e votojnë për konvencion por në këmbim nuk marrin asnjë koncesion. Partia Socialiste për të  varfërit është një argëtim estetik. E shohin në televizor, si një serial, por nuk kanë të drejtë të ndryshojnë as skenarin dhe as personazhet e saj. Eshtë një  serial që prodhon kënaqësi. Cdo pasdite. Eshtë partia e shtëpiakëve që merren me politikë. Asgjë më shumë. Ajo nuk u jep atyre as punë, as shpresë dhe as demokraci.

Nëse je i varfër nuk e përfaqëson dot më Partinë Socialiste. Nuk je dot deputet i saj, as kryetar bashkie, as kryetar i partisë në qytet, as kryetar në fshat dhe poaq të  vështirë e ke të punosh në administraten e saj. Partia Socialiste ka me të varfërit raportin që ka një  serial televiziv. Ajo prodhohet për ta, me kushtin që ata të  mos e ndryshojne atë. Të varfërit janë blerësit, por jo prodhuesit. Ata janë shikuesit, por jo rregjisorët e saj. Ata janë luga, por jo ushqimi. Janë mjeti por jo qëllimi. Jane vota, por jo pushteti. Ata nuk janë shteti, por mileti.

Sa për të pasurit, ata mund të  hyjne, të  dalin dhe të sponsorizojnë lirisht pushimin mes serive. Ata janë sponsor dhe personazhe kryesore të  serialit. Nëse je i pasur mund të  blesh kohën televizve të seriali i Partise Socialiste dhe të behesh deputet, kryetar bashkie, drejtor, inspektor, tatimor, ushqimor, pagator, rrogator, kurator dhe natyrisht donator. Të  pasurit janë seriali. Pushteti është ideali. Të varfërit janë materiali.

Ky serial material pa ideal, do të  vazhdojë edhe për shumë kohë. Ndoshta edhe për shume vjet. Për sa kohë që Partia Socialiste nuk do respektojë asnjë program dhe asnjë statut ajo nuk do jetë më parti por vetem një adrese elektorale. Një mundesi për të  votuar. Dhe një   shpresë për të duruar atë që duhet uruar.

Dhe nëse unë kam një urim për të  gjithë, urimi është ky: shpresoj që Partia Socialite të  bëhet Parti.

Shqipëria do ta detyrojë megjithëse ajo nuk do. Dhe nuk mundet dot. Sot për sot./lapsi.al/

Next Post

Bukuria e Kim-it varet nga duart e grimierit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com