• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ben Blushi në Banjskë: Serbia më e dobët, Kosova pak më e fortë, Perëndimi më i përçarë

by A M
30/09/2023 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Ben Blushi

Manastiri i Banjskës ku u vra një polic shqiptar dhe katër paramilitarë serbë ndodhet gati 20 minuta larg qytetit të Mitrovicës dhe nëse nuk ka shumë trafik, jo më shumë se një orë në veri të Prishtinës. Nga Mitrovica, rruga kalon rrëzë minierës së Trepcës e mbushur me male mbetjesh minerale dhe me oxhaqe, që dikur nxirrnin tym duke mbajtur gjithë Jugosllavinë me plumb, zink, pirit dhe minerale të tjera, rezervat e të cilave sot llogariten në gati 12 miliardë dollarë. Sot Trepca shfrytëzohet shumë pak dhe shumë keq dhe është pothuajse një objekt zhvatjeje nga fshatarët serbë që jetojnë me mbeturinat e saj. Nga Trepca në Banjskë, janë rreth 3 kilometra, që gjarpërojnë mes disa kodrave të ngushta dhe shtëpive të vjetra, ku serbët rrinë në oborr duke parë makinat.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext

Fshati i Banjskës që nuk ka më shumë se 50 shtëpi dhe ndoshta nja 200 banorë, të gjithë serbë, ka akoma gjurmët e një lufte të shkurtër që u zhvillua këtu të djelën, në datën 24 shtator, kur hyrja e fshatit u bllokua nga dy kamionë për të penguar policinë e Kosovës dhe për të krijuar një zonë të sigurt rreth Manastirit të mbushur me armë. Ajo që ndodhi më vonë dihet, sepse ngjarja bëri xhiron e gjithë botës duke ringjallur kujtimin e luftërave që ndodhën në ish Jugosllavi, nga vitet 1992 deri në 1999 kur Kosova u clirua. Në përpjekje për të hapur rrugën, një polic shqiptar u vra nga paramilitarët serbë, që gjatë gjithë ditës u fshehën në godinat e Manastirit për t’u mbrojtur, derisa lanë katër të vrarë dhe disa të plagosur ndërkohë që pjesa tjetër çau telat e Manastirit dhe iu ngjit kodrave për t’u strehuar në Serbi.

Tani Manastiri i Banjskës, që u ndërtua nga Mbreti serb Stefan Milutin, në vitet 1300 dhe që për nja një shekull ka shërbyer edhe si xhami, është i mbikëqyrur nga policia speciale e Kosovës. Policët qëndrojnë jashtë, përballë hyrjes qëndrore të Manastirit e cila hapet shumë rrallë, atëherë kur murgjit ortodoksë që jetojnë aty, dalin për dru apo për t’u furnizuar me ushqime. Përreth Manastirit, që është rindërtuar bashkë me Kishën e Shën Stefanit, ndodhet ende muri i trashë 700 vjecar pothuajse i rrëzuar. Mbi atë mur kanë hipur paramilitarët serbë kur janë arratisur, për t’i shpëtuar snajperëve shqiptarë të cilët duhet të jenë vendosur në kodrat përreth për të patur një pamje sa më të mirë të shënjestrës.

Në pjesëen e pasme të Manastirit murgjit kanë ngritur një tendë me çati të kuqe që e përdorin si magazinë për të mbledhur materiale ndërtimi apo rrangulla të shumta që kanë mbetur aty gjatë viteve. Në mes të kësaj tende është një tavolinë e gjatë në të cilën paramilitarët serbë duhet të kenë ngrënë dhe pirë para se të largoheshin. Meqë Republika e Kosovës i ka shpallur ata në kërkim, ndoshta kjo ka qenë dreka e tyre e fundit në Kosovë. Disa shishe që janë lënë aty pa kujdes, bashkë me pjatat, janë gjurmët e një trupe ushtarake e cila mesa duket ka kërkuar më shumë guxim te alkooli i birrave me etiketë serbe. Policët speciale shqiptarë, që ruajnë zonën, flasin shumë pak. Natyrisht ata dinë shumë, por nuk u lejohet të tregojnë nëse kanë vrarë serbë atë ditë dhe si i kanë kapur ata që mbetën rob. Njëri prej tyre që kishte një balluke të thinjur dhe i ngjante shumë Hashim Thacit, cka nuk dukej sikur e gëzonte, quhej Enver, ndërsa komandanti i togës quhej Bekim. Shumica prej tyre kishin qenë dikur UÇK.

Nga lartësia e Manastirit duket gjithë fshati i Banjskës. Fshatarët serbë nuk dalin shumë në fshat dhe herë pas here nëpër oborre dëgjohen fëmijët që luajnë me njëri-tjetrin ose me prindërit. Çuditërisht fshati ka shumë qen të vegjël, njëri prej të cilëve lehu gjatë dhe nuk na u nda a thua se kishte aftësinë për të dalluar shqiptarët nga serbët. Unë bëra disa fotografi në Banjskë si dhe në zonën përreth Trepcës, e cila i ngjan një gryke shisheje që torturon gjithë kalimin mes Kosovës dhe Serbisë. Duke u khyer, mendoja se si mund të zgjidhet ky konflikt i cili është vetëm në fazën e vet paraprake. Askush nuk e di.

40 mijë serbët e 4 komunave të veriut të Kosovës, për të cilët Serbia kërkon Asosacionin, vazhdojnë të jetojnë në mes të kësaj gryke duke shpresuar se një ditë do bashkohen me Serbinë. Nëse ata nuk do ta kishin këtë shpresë ndoshta do ishin larguar të gjithë, për të gjetur në Serbi punë të cilat në Kosovë nuk i gjejnë dot.
Ata janë të paintegruar,nuk duan të integrohen dhe mesa duket nuk i lejojnë të integrohen. Serbia i paguan edhe kur nuk punojnë. Ata jetojnë aty të mbyllur në grykën e shishes duke iu lutur shenjtorëve të tyre për të ditë më të mira. Ndërkohë që presin duke ndjekur lajmet që vijnë nga Beogradi, Serbia është më e dobët, Kosova është pak më e fortë, por Perendimi që e shkëputi Kosovën nga Serbia ne vitin 1999, është më i përçarë dhe më i pavendosur. Banjska, e cila quhet kështu nga fjala banjë, që do të thotë se aty afër ka ujëra të ngrohtë termale, është dëshmi e zonës më të nxehtë në Evropë sot.

 

Next Post
Inceneratorët, Veliaj: Nëse dikush ka bërë një gabim, të mbajë përgjegjësi. Bashkia e Tiranës paguan vetëm për shërbimin dhe është 1 nga 6 klientët

Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian, Veliaj: Tirana, histori suksesi

Comments 2

  1. Miti Simo says:
    2 years ago

    Ku ishe Ben, ?
    hiçgjëkundi,
    Çbëre ?
    Asgjë….
    Një vërrë ndë ujëtë….

    Reply
  2. Briciola Durrës says:
    2 years ago

    Shkrim i goditur Nen Blushi patjeter Europa duhet te na fuse ne familjen e saj pasi jemi te gjithe popuj Gjitone me doke dhe zakone dhe kulture ballkanase ok

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In