• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të shkojmë në Parajsë sa jemi gjallë?

by Ben Blushi
16/11/2024 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Junika Prifti është vajza e shkrimtarit të njohur Naum Prifti një nga tregimtarët më të mirë të Shqipërisë. Junika erdhi sot në Panairin e Librit dhe bleu 15 libra Parajsa Artificiale.

Pasi i firmosa të gjitha, një nga një, e pyeta ku do i çonte 15 parajsa. Do i çoj në Amerikë tha Junika, aty njerëzit kanë më shumë nevojë për parajsën se sa ju këtu në Shqipëri.

Ndoshta ka të drejtë Junika. Amerika nuk është më parajsa që ka qenë dhe Shqipëria nuk është më ferri që ka qenë.

Si një vajzë e vogël që përplas duart sa herë dikush ja plotëson dëshirën, Junika i mori librat i futi në një qese të madhe dhe iku duke qeshur siç e ka zakon.

Ndërsa unë mbeta në Panair duke nënshkruar libra për qindra lexues që kanë ardhur për të blerë Parajsën Artificiale. Ata më tregojnë emrat e tyre dhe ikin duke qeshur, njëlloj si Junika, me shpresën se kanë blerë një udhërrëfyes që tregon rrugën për të shkuar më shpejt në parajsë.

Si ai njeriu që qëndron në udhëkryq, unë jetoj me frikën se mund t’i kem drejtuar njerëzit në rrugën e gabuar prandaj sa herë jap një autograf pyes veten: a mund të shkojmë në parajsë sa jemi gjallë? A mund të arrijmë aty më shpejt përmes Inteligjencës Artificiale? Apo Zoti ka të drejtë kur na kërkon të vdesim para se të shkojmë në parajsë?

Nuk e di.

Edhe Junika mesa duket nuk e di prandaj bleu 15 parajsa.

Next Post
Dëmi i shkaktuar, fatal për ekosistemin/ Si po shkatërrohet Prespa e Vogël, digjen kallamishtet për hapjen e tokave bujqësore

Dëmi i shkaktuar, fatal për ekosistemin/ Si po shkatërrohet Prespa e Vogël, digjen kallamishtet për hapjen e tokave bujqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In