Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur edhe për premtimet që po bën rivali i Erion Veliajt në Tiranë, Belind Këlliçi, i cili ka premtuar ulje të madhe taksash dhe transport publik falas.
Gjiknuri i quajti premtimet e Këlliçit “mashtrime”, ndërkohë që Ylli Rakipi deklaroi se njerëzit edhe mund të mashtrohen, siç ndodhi me Suden…
Ylli Rakipi: Në Tiranë si i keni punët? Kundërshtari i fortë është, këto premtimet që bën ngjisin shumë. Këtu janë mashtruar njerëzit nga Sudja, jo më… U shqetësua edhe Erion Veliaj. Belua (Belind Këlliçi) ka thënë autobus falas dhe ulje taksash. Si do ti përgjigjeni? Ky popull dëgjon shumë nga këto gjëra.
Damian Gjiknuri: Populli është mashtruar shumë nga këta tipa dhe nuk ka budallenj më.
Neritan Sejamini: Po ky Këlliçi mund të jetë mashtrues, kjo është hipotezë. Por Veliaj ka mashtruar për ndërtimet në Tiranë, kjo u provua.
Damian Gjiknuri: Ky është fenomeni i Sudes.
Ylli Rakipi: Me gjithë këto para nëpër duar që keni, si nuk hodhët edhe ju një gjë falas?
Ylli Rakipi: Po, tre lek e kishte.