• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belo Këlliçi si Megi Pojani, kërkojnë vëmendje ndjekësish

by Java News
25/04/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belind Këlliçi, kandidati i njërës prej PD-ve për Kryetar Bashkie në kryeqytet kërkon medoemos vëmendjen e ndjekësve. Dhe kur një gjë kërkohet me çdo çmim, kalon në degjenerim. Kjo është e faktuar tanimë.

Belind Këlliçi e dogji kandidaturën e tij pa u futur ende në garë. Sepse në eufori e sipër publikoi një poster ku kishte ngritur dy gishtat e mesit përpjetë. Kjo shenjë, është alarmuese, jo vetëm për kundërshtarët por dhe për ndjekësit e tij. Por Belindi mendon se në këtë mënyrë banale ai do të shtojë më shumë ndjekës. Por me gjasa ka humbur shumë ndjekës. Më shumë nga sa e mendon.

Në të njëjtën kohë, një prezantuese e njohur programesh televizive, për pak vëmendje më shumë, tundi e shkundi vithet tek varri i gjyshes dhe na i përcolli këtë veprim si një model të ri vajtimi. Videoja që ajo e hodhi plot dëshirë në instagram ku ka nja 500 mijë ndjekës, jo vetëm që u bë virale, por shumë nga ndjekësit e saj e kryqëzuar për këtë veprim aspak të denjë të saj.

Mirëpo fama ka kosto.

Po aq bëri dhe Belindi. Ngriti gishtat përpjetë që në një farë mënyrë i shan ata që e shohin me çfarë i mban pragu i shtëpisë.

Hajde Belind Hajde. U bëre si Megi Pojani. Të dy bashkë po vuani për famë. Dhe përballoni edhe koston e saj me çdo çmim. Por kjo është kthyer në bumerang. Dhe bumerangu, kur nuk di ta luash, të bie kokës.

Janë dy fenomene në pamje të ndryshme por të dyja tregojnë më së miri se si po degjeneron shoqëria, të cilës vazhdimisht i jepen modelet më të kqija.

Dhe nuk ka rëndësi që Belindi ka shkruar mbi posterin e tij të pazakontë se në këtë mënyrë po lufton korrupsionin. Se si do ta luftojë ai korrupsionin me gishtat e mesit atë e di vetëm ai.  Njerzit shohin imazhin. Dhe imazhi i tij me gishtat e mesit ngritur përpjetë flet më shumë sa sa ka folur ai gjatë gjithë këtyre ditëve në televizor duke propozuar ëndrra me sy hapur: nënkalime mes kryeqytetit dhe autobuzë pa biletë… e me televizor.

Mbetet vetëm luga në brez se sofra qenka shtruar./fjala.al

Next Post
“O copë idiote, llum…”/ Mashtrimi: Zyrtarja e Sali Berishës falsifikon foton e Evi Kokalarit

"O copë idiote, llum..."/ Mashtrimi: Zyrtarja e Sali Berishës falsifikon foton e Evi Kokalarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In