• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belind Këlliçi kundër korsive të biçikletave: Do të bëj referendum që t’i heqim!

by A R
30/03/2023 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngushtimi i hapësirave publike është një nga problematikat që Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, shikon në qytetin e Tiranës. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi mori si shembull korsinë e biçikletave në rrugën “Myslym Shyri”.

“Ka një problematikë shumë të madhe. Ka një problematikë sa i përket ngushtimit të hapësirave publike që i janë bërë lagjeve të Tiranës dhe rrugëve emblematike. Do të të marr një shembull konkret. Jemi këtu dhe ju shihni korsinë e biçikletave. Ju e shihni që frekuenca e atyre që pedalojnë në këtë rrugë me biçikletë apo monopat është shumë e ulët. Ju ftoj që nëse doni, të pyesim bizneset në këtë rrugë emblematike a janë dakord me këtë që ka ndodhur sepse kanë falimentuar pothuajse të gjitha bizneset në këtë rrugë për shkak të vendosjes gabim të korsisë së biçikletave”, tha Këlliçi.

Sipas tij, koncepti europian për korsitë e biçikletave është që ato të vendosen pranë atyre që kalojnë në këmbë dhe jo t’u rrezikohet jeta pranë makinave. Sipas tij, ndërtimi i korsisë së biçikletave në rrugën “Myslym Shyri” është i gabuar dhe për këtë çështje tha se do të bëjë një referendum me njësinë 10.

“Në çdo koncept europian korsitë e biçikletave janë pranë atij që kalon në këmbë dhe jo ti rrezikohet jeta pranë makinave. Nuk mund të ndërtosh korsi biçikletash në 3 rrugë paralele. Të ndërtosh këtu në “Myslym Shyr”, në Rrugën e Kavajës dhe në Rrugën e Durrësit. Është bërë pa plan. Nuk ka as edhe një banor në të gjithë rrugën e “Myslym Shyrit” që të jetë dakord me këtë situatë. Për Rrugën e Kavajës nuk ju them të njëjtën gjë se është bërë e mirëmenduar. Është vendosur një korsi në mes dhe trafiku është i lirë dhe dyqanet kanë një frymëmarrje tjetër. Në këtë rrugë e shihni që ka një problem shumë të madh edhe me këto makina që rrinë shumë pak. Kjo është bërë e detyruar për bizneset e vogla, për t’i falimentuar. Problemi është këtu që unë gjykoj që në këtë rrugë një zgjidhje shumë e mirë për hapësirën publike është pikë së pari heqja e këtyre birrilave që janë komplet të panevojshme dhe unë e premtoj do të bëj një referendum me njësinë 10 për këtë çështje pas 14 Majit. Dhe e dyta, ndërhyrja emergjente në brendësinë e lagjeve”, tha Këlliçi.

/a.r

Next Post
SONDAZHI / Veliaj fiton mandatin e tretë me 53,8%. Këlliçi vetëm 32,9%. Të tjerët…

SONDAZHI / Veliaj fiton mandatin e tretë me 53,8%. Këlliçi vetëm 32,9%. Të tjerët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In