• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Belgu i ONM zë ngushtë Donika Prelën: Pse është paguar CASH yt shoq!

by Java News
22/01/2019 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Karriera e drejtueses së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është vënë në pikëpyetje nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Teo Jacobs, i cili e kritikoi për pagesën e taksave nga ana e bashkëshortit të saj.

Në seancën që po zhvillohet në KPK për Prelën, vëzhguesi ndërkombëtar Teo Jakobs, ështe ndalur te detyrimet e bashkëshortit të Prelës.

“Përse është paguar me para kesh burri juaj?Burri juaj nuk ka paguar taksat”, është shprehur Jacobs.

“Unë e bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri jo në vendet BE”, është shprehur Prela.

“Përse burri juaj është paguar në cash kur ai ka pasur një llogari bankare? Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilaçe të lënë një shije të keqe dhe nuk mund ta pish mire kafen. Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën në të holla dhe ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koicidencë ose jo. Kjo më le shije të keqe. Unë fokusohem tek taksat. Më ndihmo të kuptoj që  nuk është rastësi.

Nuk do ti lexoj shifrat për sasinë e rrogave që merrte bashkëshorti juaj, më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi. Më shpjego pse bashkëshorti juaj është gënjyer dhe se nuk kane rënë dakord që ai të paguhej në këtë mënyrë. Me trego që ai është viktimë dhe jo shmangie nga taksat. Bashkëshorti juaj është viktimë në këtë skemë shmangie taksash, apo është pjesë e saj? E di qe keni hapur ceshtje në gjykatë. Por unë konstatoj që bashkëshorti juaj ka kërkuar dhe ndërmejtësim. Nëse unë do të isha gënjyer, unë do ta padisja. Ekziston kjo marrëdhënie mes bashkëshortit tuaj dhe shoqërisë ku ka punuar që më lë shije të keqe. Cështja e dytë është mundësia financiare e të afërmit të bashkëshortit tuaj. Në përgjigjen tuaj, ju thoni që kushëriri i parë në vitin 1996 ka fituar 10 milionë lekë. Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 mln lekë në 10 vite.

Ju keni vënë në dispozicion dokumente që ai ka qenë në marrëdhënie punësimi, fakti qe ai nuk ka paguar taksat me le shije te keqe ne goje. Ajo qe e mbështet këtë shije te keqe është fakti se pavarësisht se ai eshte gënjyer nga punëdhënësi, vazhdon nje komunikim mes jush dhe ish punëdhënësit. Ndoshta është karakteri im i keq, por nese do me ndodhte mua kjo gje une nuk do kërkoja ndermjetesim por do ta padisja. Cështja e dyte është gjendja financiare e kushëririt, kur lexova përgjigjen tuaj dje ne mbremje. Ju thoni që ky person kushëriri i pare thoni qe ai ka fituar 1 milion leke ne vitin 93-94. Fakti që paratë janë futur në llogari si të ardhura nga kushëriri unë nuk shoh lidhjen nëpërmjet parave të fituara në Greqi dhe të dërguara ne llogari.  Me largoni dyshimet e fundit dhe pastaj do ngelemi miq te mirë. Te lutem ma justifiko me dokumente këtë gjë” tha ai.

Prela po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Prela do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas KPK-së, Prela ka mosdeklarim të huamarrjes me 1 milion lekë në tetor të 2010-ës. Ndërkohë ka dyshime për huamarrje 25 mijë € në vitin 2010, të cilën e ka kthyer në 2014. Ka dyshime për çmimin e blerjes së një toke nga Donika Prela, të ardhurat e së cilës i ka paguar nga paga si prokurore.

a.cupaj

Next Post
Gjendet një gomone e braktisur në Vlorë, dyshohet për drogë

Gomonia me drogë, policia: Operacioni me Guarda di Finanza-n, trafikantët u arratisen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In