Autoritetet në Belgjikë dje i kanë arrestuar katër vetë të dyshuar për rekrutimin për grupin ekstremist, Shteti Islamik, të cilët kanë mundur të planifikojnë sulme të reja terroriste. Zëdhënësi i Prokurorisë federale të Belgjikës, Eric Van der Sypt, tha se katër personat ishin të dyshuar për rekrutimin e miliatnëve për të shkuar në Siri dhe Irak dhe se policia ka gjetur “gjurmë” të komplotit për të ndërmarrrë sulme të reja në Belgjikë.
Këto arrestime u bënë dy muaj pasi tre sulmues vetëvrasës ndërmorën sulme të koordinuara në Bruksel, duke i vrarë 32 vetë. Dy të dyshuar të tjerë ishin arrestuar lidhur me këto sulme më 22 mars, për të cilat përgjegjësinë e kishte marrrë grupi ekstremist, Sheti Islamik. Terroristi i dyshuar për sulmin më 13 nëntor të vitit të kaluar në Paris, nga i cili u vranë 130 vetë, është arrestuar më 8 mars në Bruksel.
ma.me