Ai e gjeti policinë duke e pritur në dhomën e tij, të thirrur nga disa persona të akomoduar në hotelin Radison, të cilët e konsideruan “një person potencialisht të rrezikshëm”.
Por në fakt, ai që gjetën në hotel, ishte fubtollisti i njohur i kombëtares belge dhe Romës në Itali, Radja Naingolan.
Pas anullimit të sfidës miqësore mes kombëtares së tij dhe Spanjës, Naingolan u akomodua pranë një hoteli në qytetin e tij të lindjes Antëerp. Ai ishte së bashku me disa familjarë.
Por tatuazhet e tij të shumtë në trup, frikësuan disa persona që menduan se bëhej fjalë për një person të rrezikshëm.
Agjentët të cilët e njohën menjëherë, i kërkuan falje futbollistit, dhe më pas bënë një foto me Naingolan.










