• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belgjika: Shqipëria do rikthehet në listën e vendeve të sigurta këtë vit

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Belgjika do të rikthejë shumë shpejt Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Kjo është bërë e ditur nga Sekretari i Shtetit të Belgjikës për Migrimin dhe Azilin, Theo Francken i cili ka thënë se e njëjta procedurë është mbajtur edhe gjatë viteve të mëparshme, ndërkohë që ka shtuar se qeveria belge mendon se Shqipëria është një vend i sigurtë.

“Që prej vitit 2012, Belgjika ka një listë të vendeve të sigurta të origjinës. Azilkërkuesit nga këto vende kalojnë përmes procedurave të përshpejtuara dhe kanë shumë pak mundësi t’u njihet statusi i refugjatit. Kjo listë është përditësuar çdo vit nga Qeveria belge. Prej vitit 2012, çdo vit në vijim, qeveria ka përfshirë Shqipërinë në këtë listë. Këshilli i Shtetit të Belgjikës ka vendosur që Shqipëria duhet të përjashtohet nga lista e vendeve të sigurta për vitin 2015. Këshilli i Shtetit e ka bërë më parë këtë në vitin 2012, 2013, 2014. Qeveria belge gjithsesi nuk pajtohet me këtë vendim dhe, ashtu si në vitet pararendës, do ta përfshijë menjëherë Shqipërinë sërish në listën e vendeve të sigurta. Qeveria belge mbetet e bindur se Shqipëria, vërtet është një vend i sigurt dhe shqiptarët përgjithësisht nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Qeveria e Belgjikës dhe e Shqipërisë vijojnë bashkëpunimin shumë të mirë në çështje të ndryshme, përfshirë migrimin.Ky vendim i Këshillit të Shtetit nuk sjell asnjë ndryshim në procedurën e azilkërkuesve shqiptarë, as nuk do të na ndalojë së kthyeri shtetasit me qëndrim të paligjshëm. Ne vijojmë rregullisht të kthejmë shtetasit shqiptarë me qëndrim të paligjshëm. Nëse nuk duan të largohen vullnetarisht, ata do të kthehen me forcë dhe ndaj tyre do lëshohet ndalim-hyrjeje. Vetëm gjatë muajve të fundit kemi organizuar disa fluturime të veçanta në Tiranë për të kthyer pas shtetas në fjalë, dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen.” ka thene ai.

Kjo deklaratë ëhstë bërë në Bratislavë të Sllovakisë, në takimin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian dhe vendeve candidate ku Theo Francken është takuar me zv/ministren e Brendshme.

Në këtë takim, vendet pjesëmarrëse po diskutojnë mbi çështje të krizës migratore dhe propozime për një solidaritet dhe bashkëpunim. Palët diskutuan që së shpejti të miratohet një paketë e përbashkët për azilin, duke caktuar procedura të njëjta në të gjitha vendet.

ma.me

Next Post

Doda: "Nëse s'hiqni nenin për martesat gay, s'votojmë reformën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In