Autoritetet belge i kanë dhënë dritën jeshile ekstradimit në Francë të Salah Abdeslam, i cili njihet si organizatori dhe ideatori kryesor i sulmeve terroriste të Parisit. Abdeslam u arrestua në fillim të Marsit, para se Brukseli të tronditej nga sulmet terroriste në aeroport dhe në metro, të cilat u kryen nga persona të lidhur me Abdeslam.
Abdeslam nuk ka pranuar të flasë për aurotitetet belge pas sulmeve të 2 javëve më parë.
Ndërkohë, ai ëhstë shndërruar në personin më të kërkuar nga Shteti Islamik ISIS. Kjo pasi sipas mediave dnërkombëtare, ai ka thënë se do bashkëpunojë me autoritetet franceze për zbardhjen e sulmeeve të Parisit.
Abdeslam kishte planifikuar të hidhte veten në erë pranë stadiumit “Stade de France”, por kishte ndërruar mendjen momentet e fundit.