Pas Italisë, Belgjika është kombëtarja perfekte në fazën e grupeve të Euro 2020. “Djajtë e kuq” fituan për herë të tretë të gjithë sfidat e grupit mes Kupës së Botës dhe Kampionateve Europiane për të kaluar në raundin e 1/8-ave si fituese e grupit B.
Një paraqitje fenomenale e ansamblit të drejtuar nga Roberto Martinez, që në fazën tjetër do sfidojë njërën prej ekipeve më të mira të renditura në vendin e tretë.
Belgjika përfitoi nga një autogol për herë të parë në një ndeshje të Kampionatit Evropian për të zhbllokuar sfidën me Finlandën duke i hapur udhë fitores së ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në secilën nga pesë garat e tyre të fundit të mëdha.
Ndërkaq edhe tek goli i dytë u vendosën dy rekorde, me Kevin de Bruyne që dha asistin e tij të tretë në tre ndeshjet e fundit dhe të 38-in në 78 ndeshjet e luajtura me kombëtaren.
Mesfushori shërbeu për Romelu Lukaku, i cili realizoi golin e tij të 10-të për Belgjikën në Kampionatin Europian dhe atë Botëror. Sulmuesi i Interit ishte deçiziv ndaj skandinave, për tu ngjitur në kuotën e 3 golave në këtë Euro 2020, duke qenë në krye së bashku me Cristiano Ronaldo në garën për golashënues të turneut.
/a.r