• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belgjika ka rritur një përbindësh në gjirin e vet

by Aalison Pearse Stevens
22/03/2016 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Andrea Purgatori “Huffingtonpost.it”
Belgjika është duke paguar një çmim shumë të lartë, për shkak të llogaritjeve të saj egoiste të neutralitetit të supozuar, përballë terrorizmit fondamentalist, i cili në dy vitet e fundit ka ndërtuar një rrjet bazash dhe militantësh, që është duke përgjakur zemrën e kryeqytetit të Evropës. Një llogaritje tërësisht e gabuar, të mendohet se Xhihadi do ta kishte kursyer këtë vend, në këmbim të tolerancës me të cilën shërbimet e inteligjencës dhe ato të sigurisë e kanë trajtuar geton në periferi të Brukselit, ku terroristët rekrutojnë luftëtarë dhe furnizoheshin me armë dhe eksploziv.

Kjo ishte kuptuar në mënyrë të përkryer pas sulmeve ndaj revistës “Charlie Hebdo” në janar të vitit të shkuar, kur infrastruktura e fshehtë logjistike e sulmuesve dhe celulave të fshehura xhihadiste në Belgjikë, kishte dalë në sipërfaqe me të gjithë seriozitetin e saj. Kishte pasur konfirmim në gusht të 2015-ës me dështimin për të sulmuar trenin e linjës Amsterdam-Paris, i parandaluar rastësisht nga 3 pasagjerë.

Dhe në 13 nëntor, me masakrat në Bataclan, stadium dhe në rrugët e kryeqytetit francez, që dëshmuan sesi gjithçka ishte organizuar dhe kordinuar në aksin Bruksel-Paris në padijeninë (ose më keq akoma) të shërbimeve sekrete të Belgjikës, që ndoshta mund ta kishin penguar atë masakër.

Tani, pas katër muajsh gjuetie të tërbuar dhe jo të plotë ndaj Salah Abdeslam, i cili ishte fshehur pak metra nga shtëpia në qarkun e Molenbekut, inteligjenca belge shpresonte t’i kishte dhënë fund kërcënimit që nderej mbi vendin dhe Evropën. Prapë një llogaritje e gabuar, dhe këtë e tregon shkalla

e sulmeve dhe dhuna me të cilën Xhihadi ka vendosur nën thundër kryeqytetin belg, duke e goditur për hakmarrje.

Pas masakrave të Parisit, ekspertët e terrorizmit patën treguar të paktën 30 nga 40 përbërësit e rrjetit përgjegjës për zinxhirin e sulmeve. Tani është e qartë se ky numërim duhet të rifreskohet. Imagjinimi i sulmeve të sotme si thjesht një hakmarrje në të nxehtë për shkak të kapjes së Salah Abdeslam, nuk ndihmon të kuptohen përmasat e përbindëshit që Belgjika ka lejuar të rritet në gjirin e vet.

Nuk bëhet fjalë për veprime të improvizuara, por për një plan të paracaktuar, i cila kërkon një mendje dhe shumë armë. Shpresojmë që sulmet e fundit të jenë një mësim tragjik për të bindur organet e inteligjencës dhe sigurisë evropiane (ato të Belgjikës para së gjithash), se për të luftuar terrorizmin fundamentalist, duhet të kapërcejnë vetë-interesin kombëtar (dhe llogaritjet e vogla për neutralitetin e Belgjikës), për të aktivizuar menjëherë një shkëmbim të vërtetë informacioni mes agjensive të sigurisë dhe një strategji që shkon përtej kufinjve kombëtarë.

Bota.al

 

Next Post

Gozhdë e metale në bombat e Brukselit, ja çfarë janë gjetur në trupat e të vrarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In