• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Belgjika e kërkonte në të gjithë Evropën, arrestohet në Itali shqiptari i rrezikshëm. Anëtarët e bandës së drogës vlonjatë

by Java News
06/06/2024 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare, i lidhur me një bandë që merrej kryesisht me trafikun e drogës është arrestuar në Itali pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet belge.

Grupit në kuadër të operacioneve të zhvilluara nga policia belge, iu sekuestruan 100 kilogramë kokainë dhe Speed ​​(përzierje kafeine dhe amfetamine) dhe 265 mijë euro cash.

Hetuesit gjetën gjithashtu armë, uniforma të policisë holandeze, jelek antiplumb dhe substanca kimike, duke demonstruar më tej rrezikshmërinë dhe përgatitjen e bandës.

Në total, u arrestuan 17 persona, 11 prej të cilave në Belgjikë dhe 6 në vende të tjera. Dy persona të tjerë të dyshuar se i përkisnin të njëjtit grup u bllokuan në Toskanë. Emrat e 17 të dyshuarve figurojnë në dy dosje, një nga policia federale belge dhe një nga policia lokale e Antëerp.

Sipas hetimeve, anëtarët e bandës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe të gjithë vijnë nga Vlora.

Mediet italiane shkruajnë se mafia shqiptare merret me gjithçka që lidhet me kokainën, nga importi te shitja e deri te trafiku i armëve.

Emrat e të dyshuarve nuk janë të panjohur për policinë.

Në vitin 2014, krerët e bandës ishin dënuar tashmë me burgim nga 10 deri në 12 vjet; të tjerët me role të vogla kishin marrë dënime nga 3 deri në 7 vjet. Por pavarësisht dënimeve, ata nuk u dekurajuan dhe përkundrazi vazhduan rrugën e tyre kriminale.

Prokuroria belge ka shprehur shqetësimin për këtë lloj klani shqiptar që tashmë është i aftë të degëzohet në mbarë botën. Kjo ndodh jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Është një fenomen, që sipas autoriteteve belge ka nevojë të jetë nën monitorim./m.j

Next Post
“A jeni burra a jo, ju ka bërë dëm vaksina?!”, Manja-deputetëve të opozitës: S’keni turp? I thoni një zonje 60 vjeçe ‘përfaqësuese e Sinaloas’

“A jeni burra a jo, ju ka bërë dëm vaksina?!”, Manja-deputetëve të opozitës: S’keni turp? I thoni një zonje 60 vjeçe ‘përfaqësuese e Sinaloas’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In