Që nga 1 janari Belgjika dhe Holanda, bënë shkëmbim territoresh pas një marrëveshjeje paraprake.Pas aprovimeve zyrtare, më 1 janar 2018, hyri në fuqi marrëveshja e re kufitare mbi territoret problematike mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency.
Me këtë marrëveshje, Holanda, në këmbim të një sipërfaqeje 160 dynymë tokë, Belgjikës i dha një sipërfaqe prej 30 dynymë tokë.
Shkëmbimi u përfol pas gjetjes së një kufome pa kokë, 4 vite më parë, në një territor që i përkiste Belgjikës e që ndodhej në afërsi të lumit Meuse të lokalizuar mes dy vendeve.Policia holandeze, nuk mundi të ndërhyjë ngaqë ajo pjesë, sado që ndodhej në veri të lumit në afërsi të Holandës, i përkiste Belgjikës.
Policët e Belgjikës, hasën në vështirësi në të shkuarit atje gjithashtu meqë nuk kishin lidhje tokësore dhe nuk mund të merrnin leje nga Holanda.Policia, prokurori dhe punonjësit mjekësorë, u ballafaquan me vështirësi të mëdha gjatë shkuarjes me varka në vendin ku ndodhej kufoma.
Sipërfaqja e barabartë me 15 fusha futbolli, u shndërrua në një vend të frekuentuar nga shitësit e drogës dhe të arratisurit. Në jugun e lumit në fjalë, në jug të Belgjikës, një vend i vogël i përkiste dhe Holandës.
Nga ky shkëmbim i bërë pas vendosjes së kufijve mes dy vendeve në 1843, mbetën të kënaqura si Holanda ashtu dhe Belgjika, edhe pse që Belgjikës i takoi një territor më i vogël, përgatiti Express. (b.an)










