Mijëra protestues në Belgjikë marshuan të martën për të kundështuar reformën e pensioneve të propozuar nga qeveria e qendrës së djathtë, sipas agjencisë belge të lajmeve.
Sipas policisë, rreth 4 000 persona marshuan në Bruksel dhe 2.500 në Namur. Protestat janë zhvilluar edhe në qytete të tjera, Antwerpin, Liege dhe Leuven .
“Një demonstrim i ngjashëm në maj solli 70 000 protestues në rrugët e Brukselit, ndërkohë që mosha e pensionit duhet të mbetet 65 vjeç dhe jo 67 siç kërkon qeveria’’, u shprehën sindikatat .
Zgjedhjet e ardhshme federale në Belgjikë pritet të zhvillohen në maj 2019.
/b.d