• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belerin nuk e refuzuam si kandidat, ta urojmë si kryetar!

by Rudina Xhunga
16/05/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Fredi Beleri më shumë se kandidati i “Bashkë fitojmë”, është kandidati që e quan veten grek. Është kandidati i Vangjel Dules.

Mua nuk më pëlqen që fitoi. Këtu nuk ka lidhje PS-PD, por ka të bëjë me Shqipërinë dhe Greqinë.

U kthye në një betejë nacionale, ku diferencën do e bënte çdo votë nga autobusët që vinin nga Greqia, por edhe fakti që kandidati Fredi Beleri ishte në burg dhe kjo mund ta bënte hero ose viktimë.

Nuk mendoj që arrestimi i Belerit ndikoi që njerëzit ta votonin. Aty votat kanë qenë për Belerin.

Ishin vota të ardhura nga Greqia, të atyre që iu kërkua vota në shtetin grek. Himarjotët kanë një lloj inati me kandidatin e PS-së, me Goron personalisht, por dhe me kë e la Goron për herë të katërt të kërkojë votën.

Himara ka ndryshuar shumë, është zhvilluar. Por po të pyesësh vendasit, ata thonë: Nuk na përket neve, atë e ka marrë Samir Mane, apo oligarkë të tjerë, e personazhe të njohura të medias në kryeqytet.

Mendoj që ka pasur inat ndaj njerëzve që kanë shtëpitë e dyta, në tokën e të parëve të Himarës. Himara nuk është Gjiri i Lalëzit. Nuk mund t’i ndërtonin aty shtëpitë e dyta, e vilat për investim, siç bënë në Gjirin e Lalëzit.

Përveç mërisë që shkakton kjo, e cila u shfrytëzua nga Berisha-Meta-Dule. Mbi të gjitha, shumë e rëndë për ne që të fitojë Fredi Beleri. Është turp për shqiptarët që të fitojë një figurë e diskutuar, e diskredituar, një figurë problematike, jo sepse vodhi ato votat, por për gjithë historinë e tij politike.

Por nëse nuk ia dolëm ta heqim si kandidat, nëse nuk folëm sa duhej ne të medias, shoqëria civile, KQZ-ja, Presidenti i Republikës, tani është vonë.

Tani, le t’i urojmë fitoren! Nuk mund ta pranosh si kandidat dhe refuzosh si kryetar! Ndaj urime dhe punë të mbarë! Himara është shqiptare dhe nuk ka Dule a Beler, ta helenizojë atë. Është toka jonë!”

Next Post
“Zgjodhe lidershipin e gabuar”/ Xhafaj, mesazh për Këlliçin: Disa thonë se fituam thellë për shkak të kundërshtarit të dobët, por s’është kështu! Humbe…!

“Zgjodhe lidershipin e gabuar”/ Xhafaj, mesazh për Këlliçin: Disa thonë se fituam thellë për shkak të kundërshtarit të dobët, por s'është kështu! Humbe…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In