• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beleri është dënuar me armët që janë marrë nga Peshkëpia”, tensionohet situata mes të ftuarve

by A R
01/03/2024 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pyetja e Blendi Fevziut “se a ishte Fredi Beleri kandidati i duhur për koalicionin opozitar në Himarë”, shkaktoi debate në studion e “Opinion”. Sipas drejtorit të Arkivit të Shtetit Ardit Bido, Beleri ka precedentë penalë dhe është një përçmues i simboleve kombëtare shqiptare.

 

Kjo deklaratë u kundërshtua nga Sekretari i OMONIA-s Marin Suli dhe Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, duke e cilësuar gënjeshtër. Më tej, Bido theksoi se Beleri është dënuar me vendim të formës së prerë për armët që i ka marrë gjatë Masakrës së Peshkëpisë, në vitin 1994.

Klevis Balliu: Zotëria është atje, nëse ky njeri paska cenuar simbolet kombëtare, çdo njeri që ta ketë bërë. Çoje në gjykatë për atë çështje.

Blendi Fevziu: E kanë dënuar pra për atë…

Klevis Balliu: O zotëri se ai ka dalë i pafajshëm, të nxjerr dokumentin.

Ardit Bido: Është dënuar! Është dënuar dhe nga Gjykata e Strasburgut.

Klevis Balliu: Po pra kemi dhe vendimin e dytë. Pra në këtë rast, Belerin nuk e kanë çuar në burg për këtë çështje, por se ka vjedhur votat.

Ardit Bido: Përçmuesit e simboleve kombëtare duhet të jenë në skenën politike shqiptare?! Po apo jo?

Klevis Balliu: Se ti këtu përfaqëson shtetin, qeverinë…Më vjen keq që ta them, po të jetë për parime kombëtare, i pari që duhet të zhdukim është Edi Rama. Nëse flasim për çështjen e Himarës dhe se ça po i bëhet jugut, ne duhet të pyesim Xhaçkën dhe burrin e vet, na del investitor strategjik. Aty ty që po merresh me tokat e Himarës duhet të të kërcejnë qimet.

Ardit Bido: S’jam marrë ndonjëherë me tokat…

Klevis Balliu: Do të diskutosh për Greqinë, duhet të flasësh për Çamërinë, për Kosovën. Njësoj siç po bëhet me Italinë për pensionet. Arsyeja pse Rama e lidh çështjen e Belerit me këto çështje që i shpik ai është sepse do të mbulojë krimin e vet që ka bërë, duke e arrestuar. Ne i mbrojmë ato simbole nga përdhunimi që u bën ky shtet.

Ardit Bido: Pra je pro apo kundër?

Klevis Balliu: A nuk është qeveria e zotërisë që i ka vënë yllin e kuq komunist flamurit kombëtar, a nuk është përdhosje?

Blendi Fevziu: A ishte Beleri kandidati më i mirë duke pasur parasysh të shkuarën e tij? I akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve shqiptarë, i dënuar në Greqi për armëmbajtje pa leje në drejtim të Shqipërisë, i dënuar për përdhosjen e simboleve kombëtare të Shqipërisë. Vrasja e dy ushtarëve ka ndodhur kur Berisha ka qenë President i këtij vendi. Unë kam shkuar vetë atje për reportazhin dhe ka qenë dramatike.

Marin Suli: Zoti Beleri s’ka lidhje aty fare!

Ardit Bido: Ai është dënuar me armët që janë marrë nga Peshkëpia ë?! A mund ta sqarojmë rastin e Peshkëpisë?

Blendi Fevziu: Edhe njerëzit e fortë që vënë partitë, fitues janë. Prandaj i vënë me precedent penal. Ky nuk është justifikim se “ka fituar”.

Ardit Bido: Për ju zoti Beleri është përçundues i simboleve kombëtare?? Kandidati është vjedhur me Primare, si çdo kandidat tjetër. Ju s’dini ça ka ngjarë!

Marin Suli: Është gënjeshtër!

Ardit Bido: Të lutem se çova vendimin e Gjykatës së Strasburgut! Nxirre! Për zotin Balliu përçunduesit e simboleve kombëtare duhet të jenë në politikë dhe kjo është skandaloze.

Klevis Balliu: Nëse këto që thua ti janë të vërteta, kërkoi Ramës t’i zbatojë. Pse si zbaton?

Ardit Bido: I kërkoj qeverisë shqiptare, të 140 deputetëve të Parlamentit që përçunduesit e simboleve kombëtare, të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat të mos kandidojnë.

/a.r

Next Post
FOTO / 45 auditorë për 1700 studentë, Rama: Nis puna për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale

FOTO / 45 auditorë për 1700 studentë, Rama: Nis puna për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In