• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beleri”/ Çollaku: I papranueshën presioni ndaj drejtësisë nga zyrtarët grekë! Hipokrizi, Berisha kandidoi një ‘ushtar’ të ‘Vorio Epirit’

by Java News
16/08/2023 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e Fredi Belerit ka nxitur mjaft reagime, pasi në protestën që u organizua dy ditë më parë ku kërkohej lirimi i tij nga burgu, morën pjesë edhe katër kryebashkiakë grekë.

Deputeti Kreshnik Çollaku komentoi këtë organizim në Report Tv ku theksoi se është e papranueshme që zyrtarët grekë të vijnë dhe t’i bëjnë presion drejtësisë shqiptare.

Në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj, deputeti tha se i takon drejtësisë që të vendosë për Fredi Blerin dhe nëse ka blerë vota vendin duhet ta ketë në burg.

“Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, edhe nga mbështetës të tij, e çuditshme prania e zyrtarëve grekë, katër kryebashkiakë shoqëruar me disa deklarata eurodeputetësh, ne grekët i kemi fqinj të mirë. Fqinj i mirë është ai që jep komanda vetëm në shtëpinë e vet. E papranueshme për një shtet tjetër që të lëshojnë ultimatume në një shtet që nuk është i tyre. Në këtë situatë çështja e Belerit është një çështje që i takon drejtësisë. Nëse është akuzuar me të drejtë vendin e ka në burg. Këtë se thotë as Rama, as rithemelimi dhe LSI, as kryebashkiakët, kjo i takon drejtësisë”, tha Çollaku.

Sipas Çollakut është turp që është pranuar kandidimi i një figure si e Fredi Belerit strehuar nën ‘hijen’ e opozitës. Një koment e ka edhe për Sali Berishën, duke thënë se është hipokrizi që të flasësh natë e ditë për Kosovën, kur kandidon në Himarë një ushtar të ‘Vorio Epirit’.

“Kemi kundërshtuar në mënyrë të qartë kandidaturën e Belerit nën hijen e opozitës. Nuk më ka interesuar shumë ca do bënte LSI,  e kam konsideruar gropë të thellë morale kandidimin e Belerit nga një pjesë e PD që quhet rëndomtë si Rithemelimi. Në raport me Peshkëpinë, ka pretendime se ka udhëhequr protesta ku kanë fyer simbolet shtetërore shqiptari, Beleri edhe në muajt e para të kandidimit, bënte fushatë me flamurin e ‘Vorio Epirit’.

Një organizatë që pretendon territoret shqiptare që nga Vlora e Himara. Janë hipokrite, të pranosh një njeri që bën fushatë me flamurin e ‘Vorio Epirit’ dhe të flasësh nga mëngjesi në darkë për Kosovën. Himarën ja dorëzon një ushtari të ‘Vorio Epirit’. Kjo më duket humnerë e madhe morale që miqtë e Rithemelimit kanë detyrim t’u përgjigjen demokratëve. Nuk duhej të ishte pranuar si kandidat edhe nga institucione të tjera të Shqipërisë”, tha Çollaku.

Një grup i vogël personash protestuan në Himarë më 14 gusht në mbështetje të Belerit. Të pranishëm ishin edhe kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis dhe kryebashkiaku i Selanikut, Konstantinos Zervas. Kryeministri Edi Rama në një reagim një ditë pas grumbullimit në Himarë theksoi se akuzat ndaj Belerit janë çështje e drejtësisë./m.j

Next Post
Vrau 26-vjeçarin në derë të shtëpisë pas sherrit në lokal: Gjykata jep vendimin për Dorjan Memën

Vrau 26-vjeçarin në derë të shtëpisë pas sherrit në lokal: Gjykata jep vendimin për Dorjan Memën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In