Siç e ka bërë zakon tashmë, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një shprehje, të cilën ai e quan ‘Fjalë të Çmuar’.
Rama ka zgjedhur të citojë Harry. S.Truman dhe i është drejtuar të gjithë atyre që i kërkojnë qeverisë t’u zgjidhë problemet e të menduarit. Sipas kryeministrit, këta njerëz janë si puna e tyre që bëjnë vetëvrasje nga frika se mos i vrasin.
‘Ata që i kërkojnë qeverisë t’u zgjidhë problemet e të menduarit, janë si puna e atyre që bëjnë vetëvrasje nga frika se mos i vrasin’, shkruan Rama.