• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bëjmë detyrat e shtëpisë” në shkollë, Bashkia projekt pilot në katër shkolla në Tiranë

by Java News
23/11/2017 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga viti 2018, Bashkia e Tiranës sjell risi në sistemin e arsimimit të nxënësve  duke aplikuar për herë parë një model të ngjashëm me atë të vendeve më të zhvilluara të Europës.

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet që të miratojë në mbledhjen e tij të sotme projektvendimin përmes të cilit nxënësit e katër shkollave në Tiranë do t’i bëjnë detyrat e shtëpisë në ambientet e shkollës.

Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” do të ofrojë shërbim dhe kujdes për nxënësit pas përfundimit të procesit mësimor, deri në orën 17.00, nga e hëna në të premte, sipas strukturës së vitit shkollor të  sistemit parauniversitar  të miratuar nga MAS dhe kalendarit të festave zyrtare.

Nga ky projekt përfitojnë fillimisht 3000 fëmijë, vajza dhe djem, nga mosha 6-15 vjeç që ndjekin shkollat ku do zbatohet projekti.

Fëmijët pas procesit mësimor do konsumojnë ushqimin, më pas do zhvillojnë aktivitete argëtuese dhe më pas do rikthehen në klasë për të bërë detyrat e shtëpisë. Aktivitetet pas shkolle do hartohen nga ekspertë të kurrikulës në bazë të moshës së fëmijës, pra çdo fashë moshe do ketë aktivitetet e dedikuara për të. Për të gjithë nxënësit që vijnë nga familje të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike në të 4 shkollat pjesë të projektit, ushqimi do financohet 100% nga Bashkia Tiranë.

Trajtimi ushqimor do të fillojë me shërbimin katering në tre shkolla dhe projekti  do të ketë 4 modele pilotimi si më poshtë:

1. Në shkollën 9- vjeçare  “Ardian Klosi”, ushqimi  do të ofrohet falas nga Bashkia e Tiranës për të gjithë fëmijët dhe të  ofrohet shërbimi pas shkolle  për të gjithë fëmijët.

2. Në shkollën 9- vjeçare “Betim Muça”, ushqimi do të merret me vete nga fëmijët dhe të  ofrohet shërbimi pas shkolle  për të gjithë fëmijët.

3. Në shkollën 9- vjeçare  “Hasan Tahsim”, ushqimi  do të financohet pjesërisht nga prindi  në masën 50 % dhe 50%  nga Bashkia Tiranë  si dhe të  ofrohet shërbimi pas shkolle  për të gjithë fëmijët

4. Në shkollën 9- vjeçare  “E Kuqe”,  ushqimi do të financohet nga prindi  në masën 100 %  si dhe të  ofrohet shërbimi pas shkolle  për të gjithë fëmijët. Në të tre modelet ku ushqimi do shërbehet me katering ushqimi do jetë i njëjtë për të gjithë fëmijët.

Pilotimi i këtij projekti do të ndihmojë Bashkinë për ta shtrirë këtë model më pas në të gjithë Tiranën. Në qytetin e Tiranës, aktualisht gjenden 66 shkolla 9-vjeçare publike me rreth 47406 nxënës./a.ç

Next Post
Mustafa takon kandidatët për kryetar komunash

Ish kryeministri Mustafa: Nëse vërtetohet se kufiri është në Zhlep e Çakorr, keni votën e LDK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In