• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bejko nuk i bie nga Kina, posterat e Këlliçit…”/ Zogaj për 14 majin: Ditë e trishtë kur Berisha refuzoi propozimin e Alibeajt

by Java News
28/04/2023 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Preç Zogaj, president i Institutit “Gramoz Pashko” në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa u ndal tek fushata e kandidatëve.

Zogaj komentoi fushatën elektorale të zhvilluar nga kandidatët për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa u ndal te gara për kryeqytetin, teksa tha se kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko po zhvillon nje fushate te larmishme me një synim: konturimin e trupës elektorale të PD qe ka si busull euroatlantizmin dhe djathtizmin demokratik, rritjen dhe përfaqësimin e kësaj trupe duke treguar dallimet e qarta me PS si kundërshtare politike dhe ideologjike e përhershme e PD-se dhe dallimet me Rithemelimin e Berishës gjithashtu për një çështje parimore siç është ajo e orientimit perëndimor dhe marrëdhënieve me partneret amerikane e europiane.

Bejko, tha Zogaj po shfaqet i qartë dhe i drejtpërdrejtë në fushatën e tij duke folur hapur, pa “i rënë nga Kina”, për korrupsionin, oligarkët, klientelizmin, betonizimin, ndotjen, e tjerë.

Sipas tij ka qenë “një ditë e trishtë” kur Berisha refuzoi propozimin e Alibeajt për të dalë në zgjedhjet e 14 majit me kandidatë të përbashkët, ndërsa e cilësoi PD-në e logos si lokomotiva duke shtuar se e djathta plurale mund të bëhet fituese nëse “vagonët”, pra, Rithemelimi i bashkëngjitet lokomotivës dhe jo zhdukja e lokomotivës.

 

 

Sakaq, ai foli edhe mbi rënien drastike që ka pësuar monedha europiane “Euro” kundrejt lekut në vend, teksa deklaroi se kjo ndodh për shkak të injektimit të parave të pista dhe që mund të sjellë zhvlerësim të mëtejshëm gjatë zhvillimit të fushatës elektorale.

Sa i përket posterave të Këlliçit që u komentuan gjerësisht në media, Zogaj deklaroi se janë thjesht elektoralë dhe nuk “janë për të vënë kujën” pasi në fushata ka edhe gjeste të tilla që mund të konsiderohen provokuese. Problemet e Këlliçit janë të tjera, tha ai.

“Bejko e ka treguar qartë se garën e ka me Veliajn dhe Këlliçin po ashtu. E ka me Veliajn si kryetar në fuqi dhe përfaqësues i PS-së që është kundërshtare politike e ideologjike e PD-së. Ndërsa gara e tij me Këlliçin ka specifikën se reflekton ndarjen që ka ndodhur në PD pas pezullimit që i bëri Basha Berishës me shpalljen e tij non-grata nga SHBA. Fushatat e Bejkos dhe Këlliçit kanë ngjashmëri në disa aspekte. Pak a shumë të dyja drejtohen kundër betonizimit dhe ndotjes së Tiranës, kundër fryrjes së administratës publike, kundër oligarkëve, monopoleve, etj. Kë një zë kundër inceneratorëve, një sërë temash. Bejko është shumë më i qartë dhe i drejtpërdrejtë, nuk i bie nga Kina. Kur flet për oligarkët i përmend me emra, lejet abuzive të ndërtimit i përmend me emra. Nga  Kina i bien ata që flasin në mënyrë të rrumbullakosur, ngrenë probleme dhe nuk i konkretizojnë sepse me sa duket do prekin njerëz që i kanë në shërbimin e tyre. Përtej kësaj duhet të theksoj se është e qartë që Këlliçi, përfaqëson Rithemelimin dhe Partinë e Lirisë. Përfaqëson formacionin politik Berisha-Meta, kurse Bejko përfaqëson PD-në. Mes këtyre dy formacioneve ka ndryshim të madh. Nëse dallimi me PS-në është ideologjik, këtu kemi një dallim me orientimin se kujt do i përkasë qendra e djathtë në Shqipëri. Nuk do jetë kurrë fituese nëse nuk do jetë euroatlantike që nga kryetari deri te anëtari i fundit.

Për fat të keq sondazhet tregojnë se kandidatët e PS janë në avantazh në shumicë edhe pse fushata vazhdon dhe verdikti u duhet lënë kutive të votimit. Sondazhet kanë treguar megjithatë një lloj të vërtete. PD dhe LSI në vitin 2019 në bazë të sondazheve që zhvilloheshin ishte fituese në rreth 32-33 bashki. Këtu kanë ndodhur ngjarje ku personazhet drejtuese asokohe kanë bërë veprime që kanë zvogëluar PD-në dhe sot jemi në këtë situatë. Në parim nuk është e mundur të fitohen zgjedhjet duke u hedhur dorashkën partnerëve dhe duke pasur qëllime në kuptimin e sfidës ndaj partnerëve, ashtu si e zhvillon Rithemelimi me PL-në. Ka qenë ditë e trishtë kur Berisha refuzoi propozimin e Alibeajt për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje. Opozita mund të zmadhohet kur pjesa e Berishës i bashkëngjitet PD-së zyrtare, por po t’i bashkëngjitet PD zyrtare Berishës nuk bëhet fituese. Duhet parë në këtë formë ky ekuacion. PD është si lokomotivë, Rithemelimi janë vagonët. Në këtë moment është e paqartë busulla e tyre dhe nëse bashkohen me lokomotivën, do ishte propozimi i Alibeajt. Përmes këtij bashkimi besoj se opozita do fitonte shumicën e bashkive, kurse kështu aktorët kryesorë të opozitës po tregojnë egon e tyre. Berisha nuk deshi bashkimin, besoj se do fitoren, por vuri në plan të parë zhdukjen e PD-së zyrtare. Mendoi se nëse do pranonte këtë propozim do mbetej pa zgjidhur çështja e logos së partisë. Ai vuri në plan të parë luftën e brendshme para ambicies për të fituar. Ka një arsye që shpjegon ndarjen, ka botëkuptime të ndryshme, por rruga e fitores është lidhja me lokomotivën që ka drejtimin euroatlantik. Nëse ka njerëz që bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë, këtu do ketë një mazhorancë jo euroatlantike. Fati i vendit tonë lidhet ngushtë me koalicionin dhe aleancën me vendet e familjes euroatlantike.

Ato posterat e Këlliçit për mua janë elektoralë, nuk kam parë ndonjë gjë për të vënë kujën, madje të fundit janë të bukur. Ka gjithmonë në fushatë edhe gjeste që krijojnë provokime, por nuk e shoh si problem dhe është bërë zhurmë e madhe. Duhet të ketë transparencë nga kandidatët në lidhje me jetën dhe të kaluarën e tyre, por unë nuk kam ndonjë rezervë të madhe për Këlliçin për këtë gjë.

Rënia e euros ka të bëjë me hedhjen e eurove në fushatë. Në fazën finale ndikon më shumë dhe besoj se ky zhvlerësim do jetë i përshpejtuar pasi paratë i hedhin në ditët e fundit. Këtë frikë e kam. Është e qartë se këtu janë injektuar në sistem shuma të mëdha në euro që janë kryesisht para informale dhe të krimit të organizuar por edhe që hidhen për qëllime elektorale. Ky zhvlerësim i përshpejtuar është produkt i injektimit të parave të pista në sistemin tonë financiar”, u shpreh Zogaj./m.j

Next Post
“Kemi ende besim te drejtësia”/ Dosja ‘Tropoja’, Aishe Haklaj dëshmon në SPAK për 12 orë për kallëzimin ndaj Berishës: Dhunimi i varreve…!

"Kemi ende besim te drejtësia"/ Dosja ‘Tropoja’, Aishe Haklaj dëshmon në SPAK për 12 orë për kallëzimin ndaj Berishës: Dhunimi i varreve...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In