Ish kandidati për deputet i PD në Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko ka ironizuar të
gjithë ithtarët e Berishës të cilët pretendojnë se janë fyer nga deklarata e
ambasadores Yuri Kim e cila tha se “Do të ishte një ironi historike por edhe një
tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të
interesave personale të një njeriu”.
Me nota humori, Bejko thotë se kjo ofertë është veç për gushtin pasi
në shtator sipas tij qëndrimi do ndryshojë.
“Mos u mërzisni!
Batuta “…bar do hani..”, vlen vetëm për gushtin.
Nga shtatori e mbrapa do qarkullojë batuta..”S’donit? Ok. Hani m…. tani”
Eeh, ç’bën ky “Tigri prej letre..!” “, ironizoni Bejko.