Një parukiere në Fier ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’i kërkuar klientes së saj të bëjë pagesën për shërbimet e ofruara në ditën e dasmës.
Parukierja ka publikuar fotot e nuses në rrjetin social Facebook duke i kërkuar të paraqitet në ambientet e parukerisë për të bërë pagesën.
“A…, duhet patjetër të hapni telefonin dhe të bëni pagesën, që të të urojmë të trashëgohesh”, shkruan parukierja në profilin e saj në Facebook.