• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bëj nder, gjej qeder”/ Ilir Shaqiri zbulon arsyen e vërtetë të prishjes së miqësisë me Tan Bramën: Është absurde…!

by Java News
18/06/2022 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe koreografi Tan Brama patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ për disa javë, ku diskutonin dhe realizonin disa mini- koreografi së bashku, por raportet mes tyre duket se janë prishur tashmë pas deklaratë së papritur që Dritani bëri për fituesin e “BBVIP”.

E gjitha nisi kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen. “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.

Ditën e sotme Shaqiri ka qenë i ftuar tek ‘Rudina’ dhe ka treguar versionin e tij të historisë. I pyetur sesi qëndron situata, Iliri u shpreh se ai ka qenë personi i vetëm që i ka dhënë afrimitet Tanit brenda shtëpisë së famshme. Përsa i përket balerinëve të Dritanit, Shaqiri tha se nuk i ka kërkuar askujt të vijë me detyrim në spotin e Digitalbit dhe çdo gjë ka qenë me kontratë.

“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë.

Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’.

 Sepse në anët e mija dhe në të gjithë botën besoj nëse ti ke diçka për të kundërshtuar rreth pagesës, e bën përpara se të firmosësh kontratën. Sepse pas kontratës ti mund t’i japësh një vlerë vetes që mund të jetë stratosferike. Përgjigja e fundit, thënë shqip, është: Bëj nder, gjej qeder”.- u shpreh ai.

Rikujtojmë Ilir Shaqiri ka kontaktuar gjithashtu “Panorama Plus” përmes rrjeteve sociale duke iu përgjigjur deklaratës së Tanit. Ai na ka dërguar një bisedë të bërë me Tanin pas dasmës së tij, ku koreografi nuk ishte i pranishëm.

“Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht, edhe te Big Mama, kam pasur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video!”– i shkruan Tani në mesazhet në fjalë, përmes të cilave Iliri pretendon se kanë pasur komunikim dhe nuk e ka përdorur për interes./m.j

Next Post
Veliaj te Njësia 8: Qëllimi ynë është të bëjmë punën me korrektesë! Beteja e kundërshtarëve tanë, kundër zhvillimit të vendit

Veliaj te Njësia 8: Qëllimi ynë është të bëjmë punën me korrektesë! Beteja e kundërshtarëve tanë, kundër zhvillimit të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

February 2, 2026
Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

February 2, 2026
Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

February 2, 2026

SPAK po tenton të konsiderojë krim përpjekjen e Veliajt për t’u mbrojtur me avokatë të huaj

February 2, 2026
“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

February 2, 2026
“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

February 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mërgata shqiptare, nga kujtesë e së kaluarës në subjekt aktiv

February 2, 2026
Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

February 2, 2026
Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

February 2, 2026
Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In