• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Bëj gati pesë mijë euro ose të vrava’, kërcënohet 20-vjeçari, dyshon te shoku i tij

by A R
22/03/2022 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës po heton mbi kallëzimin e një 20-vjeçari i cili pretendon se është gjobitur nga miku i tij me shumën e pesë mijë eurove.

Konkretisht sipas burimeve të Top Channel, prokurorët janë vënë në lëvizje nga denoncimi i Kledian L., i cili ka kallëzuar në Komisariatin numër 4 duke pretenduar se ka qenë i shoqëruar në këtë komisariat disa ditë më parë, bashkë me mikun e tij Maksi R..

Këtij të fundit i gjetën një sasi lënde narkotike, të llojit kokainë në atlete.

“Pasi na shoqëruan, unë dola i pari nga ambientet e shoqërimit, pas 2 orësh, ka dalë edhe Maksi”, deklaron i riu.

“Menjëherë sapo ka dalë nga drejtoria, Maksi më tha se kam paguar 5 mijë euro avokatin dhe duhet t’i ndajmë përgjysmë. Maksi këtë shumë ma kërkonte në mënyrë të vazhdueshme, edhe e shikonte si detyrim nga ana ime, sa kohë na kishin kapur së bashku. I thashë nuk kam pse të t’i paguaj, pasi nuk e di as kujt ia ke dhënë. Ai më shkroi në Whatsaap edhe unë sërish i thashë të njëjtën gjë. Ai më thotë Ok, se e zgjidh unë si do i japësh t’i lekët.

Një ditë më pas isha në qendër të Tiranës, nuk e di si e morën vesh që isha në atë vend, më erdhën nga pas 3 çuna, 2 me kapuç dhe një pa kapuç, m’u afruan nga pas edhe më pyetën, “ti je Klediani? Mos bëj zë se të vramë”. Unë nuk ndalova, edhe u nisa me nxitim te autobusi, ata më shkuan nga pas, edhe më thanë ke 3 ditë kohë edhe bëj gati 5 mijë euro se do të vrasim. Dy ditë më pas vazhdoja të merrja thirrje nga numra të panjohur dhe jashtë vendit që më kërcënonin. Unë dyshoj që pas kësaj, qëndron Maksi”, tha i riu.

Policia ka marrë në pyetje këtë të fundit, por ai ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë.

“Klediani më ka 1 mijë euro borxh edhe gjatë kësaj kohe e kam marr në telefon për kafe. Në kishim lënë që do të m’i shlyente ato çdo muaj”, tha Maksi.

/a.r

Next Post
Çmimi i lartë i naftës, flasin ekspertët: Mungesë konkurrence, monopole dhe marrëveshje kartel në treg

Ndryshon çmimi i karburantit, Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet me 221 lekë për dy ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In