• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bëhuni gati, nesër është dita e iPhone 6S dhe 6S Plus

by
08/09/2015 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apple pritet të publikojë modelet e reja të iPhone, iPhone 6S dhe 6S Plus, nesër në shfaqjen e saj që do të mbajë në San Francisko.

Së bashku me gjeneratën e re të Apple TV do të vijë edhe iPad mini 4 dhe iPad Pro, të cilët janë përfolur shumë.

Kjo është ajo çfarë kemi mësuar deri më tani për ngjarjen e nesërme:

iPhone 6S (së bashku me 6S Plus) do të vijnë me një teknologji të re të ekranit të quajtur Force Tocuh. Kompania pritet ta prezantojë këtë veçori si një mënyrë më të lehtë për të punuar me ekran dhe për të hapur aplikacione dhe shërbime të ndryshme.

Një raport i ri sugjeron se iPhone 6S do të ketë një ekran 3D. Siç shkruan 9to5Mac, iPhone 6S do të jetë në gjendje që të kuptojë prekjet e thella, duke sjellë tri nivele të prekjes – prekjen e lehtë, shtypjen dhe prekjen e rëndë.

Versioni me hapësirën më të vogël do të jetë ai me 16GB, ngjashëm si disa gjenerata të mëhershme të iPhone. Variante të tjera të iPhone 6S dhe 6S Plus do të jenë prej 64GB dhe 128GB.

iPhone 6S do të vijë me një rezolucion të lartë të densitetit të pikselëve. Bëhet e ditur se iPhone 6S do të ketë një rezolucion prej 1125 x 2000, duke e shtyrë rezolucionin në 488ppi.

Sa për çmimin, iPhone i ri nuk do të kushtojë më shumë se modeli bazë 6. Siç mësohet, iPhone 6S do të fillojë të shitet me një çmim prej 700 EUR.

Raportet e tjera tregojnë se iPhone 6S do të vijë me një përmirësim të madh në kamerë. iPhone i ri pritet që të vijë me një kamerë mbrapa prej 12MGP. Kamera thuhet të mbështesë incizimin e videove në rezolucion 4K. Në anën e përparme, iPhone 6S pritet të ketë një kamerë prej 5MGP, me një kapacitet për të kapur video në 720p dhe me një blic për selfie.

Ndryshe, me modelet e reja të iPhone do të paraqitet edhe një dizajn i ri. iPhone 6S rozë pritet t’i bashkëngjitet ngjyrave tradicionale të iPhone.

iPhone i ri do të jetë më i fuqishëm në material, për shkak të një kombinimi të ndryshëm në të. Celulari i ri do të përmbajë fotografitë e animuara në sfond, ngjashëm me Apple Watch.

Next Post

Prodi: Shqipëria vend i shqipnojave, BE ka nevojë për fluturim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

March 31, 2026
Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

March 31, 2026
PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In