• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Behrami flet në emër të kosovarëve të Zvicrës: Asnjëri s’do të luajë për Kosovën!

by Aalison Pearse Stevens
24/03/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, është “një mijë për qind” i sigurt se nuk do të luajë për Kosovën, kur kjo e fundit do të pranohet në UEFA dhe FIFA. Për më tepër, Behrami ka thënë se jo vetëm ai, por është i sigurt se as kosovarët e tjerë që aktivizohen te Zvicra: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Shani Tarashaj nuk do të luajnë për Kosovën. Kosova pret që në maj të pranohet në UEFA e FIFA, ndërsa në shtator të nisë eliminatoret për botërorin “Rusia 2018”. Por, Behrami në një intervistë dhënë “20min.ch”, ka folur edhe në emër të kosovarëve të tjerë te Zvicra, transmeton Koha Ditore.

“Jo”, ka qenë përgjigjja e Behramit pyetjes nëse Zvicra duhet të frikësohet për humbjen e futbollistëve të vet me prejardhje nga Kosova.

“Unë jam një mijë për qind i sigurt se nuk do të luaj për Kosovën, sepse jam 30-vjeçar. Gjithashtu kam dëshirë të luaj për Zvicrën. Megjithatë, edhe të tjerët nuk do të ndryshojnë ekip. Ata janë rritur këtu dhe qëllimi i tyre ka qenë gjithmonë për të luajtur në ekipin kombëtar (Zvicrës v.j.). Ne gjithmonë kemi marrë pjesë në gara të mëdha që nga viti 2004 me përjashtim të evropianit të vitit 2012, nga të cilat Kosova është ende larg”, ka theksuar Behrami.

Behrami ka thënë se as prindërit e futbollistëve kosovarë nuk u bëjnë presion atyre për të zgjedhur Kosovën për shkak se gjysmën e jetës së tyre e kanë kaluar në Zvicër dhe tashmë janë integruar në këtë shtet. Mesfushori i Watford-it, ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës mund të bëjë ekip të fortë, por njëherë për njëherë kjo nuk është e mundur. Ai ka shtuar se do ta ndihmojë Kosovën në procesin e formimit të ekipit nëse i kërkohet një gjë e tillë nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

“Mund të ketë ekip të fortë, por jo për momentin. Ka shumë lojtarë të mirë, por ata jetojnë në vendet e tjera, si Suedia e Finlanda dhe gjithashtu luajnë për këto shtete. Kosova duhet të formojë bazën e ekipit sikurse Zvicra para 15 – 20 vjetësh dhe pastaj të ftojë futbollistët e caktuar. Rinia në Kosovë ka nevojë për perspektivë dhe synime”, është shprehur Behrami.

Behrami është pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës prej vitit 2005 dhe deri më tash, ai ka zhvilluar 63 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Gjatë karrierës, Behrami ndër të tjera, ka luajtur te skuadrat si Hamburg, Napoli, Fiorentina, West Ham United, Lazio, Verona e Genoa.

Next Post

Videolajm/ ISIS kërcënon Britaninë, ja shënjestrat sipas terroristëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In