Pas 24 orësh më në fund një lajm nga Lulzim Basha. Teksa Partia Socialiste ka çimentuar fitoren në Shqipëri dhe ka siguruar mandatin e tretë, kreu i PD ka vendosur të mbledhës sot drejtuesit e qarqeve.
Mësohet se takimi do të mbahet në orën 18:30, teksa Basha do të analizojë arsyet e humbjes dhe rezultatin e dobët në zgjedhjet e 25 Prillit. Po sot, Basha ka takuar në zyrë deputetët e tij, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi.
Ndërkohë që Basha pritet të mbajë takimin në selinë blu, Partia Socialiste dhe Edi Rama do të festojnë në sheshin ‘Skënderbej’ fitoren e këtyre zgjedhjeve.
/ JavaNews / a.r