• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj viziton ish-burgun e Spaçit: Të ndërtojmë të ardhmen duke dënuar të shkuarën!

by A R
21/05/2023 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot ish-Burgun e Spaçit me rastin e 50 vjetorit të Revoltës së Spaçit.

Kreu i Shtetit i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara me këtë rast nga Dioqeza Rrëshen dhe Bashkia Mirditë, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat që angazhohen në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj u ndal tek respekti ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan për liri: “Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Dashnor Kazazi, Jorgji Pepa, e shumë e shumë të tjerë që unë nuk po i përmend, janë vetëm disa nga ata emra që e bënë sakrificën e tyre për të treguar se edhe mbas vdekjes, shpresa nuk vdes!,” – tha Presidenti Begaj, duke shtuar më tej se: “Ata janë pjesë e një historie që ende nuk ka dalë plotësisht në dritë dhe që ndikon me peshë hijesh në të ardhmen e vendit tonë. Heronjtë e Spaçit e të tjerë si ata, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë ne, se lufta për liri është një luftë e përhershme, që kërkon angazhimin dhe vigjilencën tonë të palëkundur. Një kujtesë se fuqia për të formësuar fatet tona qëndron brenda secilit nga ne.”

Presidenti Begaj vazhdoi më tej duke thënë se: “Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë. Por ta fillojmë këtë duke u bërë të vetëdijshëm për të shkuarën tonë e duke ndarë moralisht të mirën nga e keqja. Çka është më e rëndësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëputur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë.”

“Dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë martirët e kësaj revolte. Në këtë ditë të shënjuar historike, të mbijetuarit e Revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë se, pavarësisht gjithë vuajtjes që kanë përjetuar, ata përçojnë tolerancë,  mençuri, shpresë dhe mirësi. Për këtë, e për gjithë betejat tuaja, shoqëria jonë ju ka një borxh të madh,” mbylli fjalën e tij Presidenti.

/a.r

Next Post
Një mjek 102-vjeçar tregon të vetmen gjë që bëjnë njerëzit më të lumtur

Një mjek 102-vjeçar tregon të vetmen gjë që bëjnë njerëzit më të lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Misioni i vështirë i deputetes së LSI për të ushqyer djalin

Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ja si përgjigjet ish-ministrja

December 27, 2025
VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com