Enkelejd Alibeaj e cilëson të turpshëm dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë më datë 9 nëntor.
Në një reagim të shkurtër për Report Tv, Alibeaj thotë se zyrtarisht jemi në diktat, pa President e Gjykatë Kushtetuese.
‘I turpshëm! Tashmë jemi pa zgjedhje të ligjshme, pa president, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa kushtetutë! Zyrtarisht në diktat”, thotë Alibeaj.











