• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BEFASUESE/ Njihuni me historinë e këngës më të famshme amerikane të Krishtlindjes

by Java News
26/12/2017 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për disa dekada, kënga Carol of the Bells ose Kremtimi i Kambanave ka qenë një pjesë thelbësore e traditës amerikane të Krishtlindjes, ashtu si pemët e Krishtlindjeve apo dhuratat. Kënga mund të dëgjohet pothuaj çdo ditë në radio ose në reklamat televizive, në versionet rock, jazz ose metal.

Por, çfarë e bën atë aq të paharrueshme dhe popullore? Korrepondentët e Zërit të Amerikës nga shërbimi ukrainas, Mariia Prus dhe Dmytro Savchuk biseduan me disa muzikantë profesionistë për të mësuar më shumë për historinë e kësaj kënge.

Është e vështirë të imagjinohet Krishtlindja në Amerikë pa këngën Carol of the Bells.
“Kënga më bën të mendoj për reshje dëbore dhe kambanat e kishës në sfond, që vijnë e shkojnë. Dhe është interesante se si kjo këngë është ngulitur në mendjen kolektive amerikane”, thotë presidentja e korit “Capitol Hill Chorale”, Kate Hibbs.

“Është mahnitëse thjesht për shkak të vargjeve përsëritëse, të cilat ruajnë ritmin energjik të këngës dhe pastaj pasurohen me vargje të tjera. Kështu që mbarimi i këngës në mënyrën se si është kompozuar duket i pashmangshëm. Ajo është lehtësisht e dallueshme. Kështu që njerëzit mund ta kuptojnë atë me lehtësi. Me pëlqen”, thotë Frederick Binkholder, drejtor i korit “Capitol Hill Chorale”.

“Carol of the Bells” ka qenë një këngë ukrainase e lashtë, para-kristiane rreth ardhjes së pranverës dhe urimeve për një vit të begatë. Në vitin 1916, kompozitori ukrainas Mykola Leontovich kompozoi muzikën për këtë këngë. Punimi i kompozitorit Leontovich arriti në Amerikë më 1921, kur ai dha një shfaqje në Carnegie Hall.

Peter Wilhovski, drejtor kori dhe kompozitor me origjinë ukrainase, ishte i pranishëm në atë shfaqje. Kënga i kujtoi atij kambanat. I frymëzuar nga këto dy elemente, ai shkroi tekstin e këngës dhe mori të drejtën e autorit në vitin 1936. Nga fundi i viteve 1930, “Carol of the Bells”, e njohur edhe si “The Ukrainian Bell Carol”, filloi të fitonte popullaritet dhe të lidhej me sezonin e festës së Krishtlindjeve, duke reflektuar gëzimin që shumë njerëz ndjenin në këtë periudhë të vitit.

“Një pjesë e familjes sime, 5-6 breza më parë që erdhi nga zona e Kievit (në Ukrainë) ishte çifute, kështu që këndimi i këngëve për Krishtlindjet ka qenë gjithmonë diçka interesante dhe e çuditshme për mua. Por unë kam kënduar në kore që kur kam filluar shkollën, pra unë kam kënduar këngë Krishtlindjesh dhe e vlerësoj faktin që kjo nuk është një këngë veçanërisht fetare. Prandaj më pëlqen ajo”, thotë Gabrielle Levy, anëtare e korit “Capitol Hill Charole”.

“Unë mendoj se një nga arsyet e suksesit të këngës në Amerikë tani është sepse ajo është e përshtatshme për konsumatorët. Nuk ka shumë imagjinatë fetare në përmbajtjen e saj, të paktën në tekstin e saj në gjuhën angleze. Kështu që nuk mund të ofendojë njeri. Ajo gjithashtu nuk ka shumë fjalë, kështu që është shumë e përshtatshme për mjediset e dyqaneve”, thotë Paul Selker, anëtar i korit “Capitol Hill Chorale”.

Melodia e këngës nuk është teknikisht e komplikuar, duke e bërë më të lehtë interpretimin e saj. Fillimisht një këngë popullore, ajo tani është përpunuar në zhanre të ndryshme të muzikës si klasike, jazz, rock, dhe pop, dhe është shfaqur në filma, seriale televizive, dhe në reklama.

ma.me

Next Post
Ja ushqimet që konsumohen me stomakun bosh

Ja ushqimet që konsumohen me stomakun bosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In