Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mendon se Real Madridi humbi ndeshjen ndaj Valencias brenda 10 minutave, i cili kritikoi lojtarët për mënyrën se si vendasit shënuan dy gola të shpejtë.“Kemi humbur ndeshjen brenda 10 minutave.
Nuk luajtëm mirë pa top, sepse në ato minuta ne kontrollonim ndeshjen, por kur kundërshtari kundërsulmoi, na mungoi koncentrimi”, tha Zizu. “Ata kryen punën e tyre për 10 minuta dhe më pas kërkonin të ruanin rezultatin.
Nuk i fajësoi ata, urime për këtë fitore dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër, pos të mendojmë për ndeshjen e së dielës ndaj Villarrealit”, shtoi trajneri francez.
“Nuk kemi kohë të humbasim dhe të arsyetohemi se çfarë ndodhi, duhet të pushojmë dhe të mendojmë për sfidën kundër Villarreal”, ka deklaruar më tej Zidane, përgatiti ”Express”. (b.an)










