• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Befason Zaev: Greqia duhet të marrë përsipër udhëheqjen e Ballkanit

by Java News
28/09/2019 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shkupit, Zoran Zaev , ka bërë një deklaratë befasuese, ndërsa tha se “Greqia duhet të marrë përsipër udhëheqjen e Ballkanit”. Deklaratën e tij Zaev, e mbështeti me argumentin se “Greqia është vendi më i vjetër anëtar i BE-së, vendi më i vjetër anëtar i NATO-s”.

Në një intervistë për IBNA , Zaev iu referua takimit të tij të parë me Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të KB.

“Për mua është gjithmonë kënaqësi të takoj përfaqësuesit e një vendi miqësor dhe Greqia është miqësore me vendin tonë. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, qëllimi ynë i vetëm është të ndërtojmë një miqësi, të shkojmë drejt prosperitetit për të dy vendet, dhe natyrisht që gjithmonë shfrytëzoj rastin të uroj prosperitet, gëzim, kënaqësi, jetë të mirë dhe bashkëpunim me qytetarët e  Maqedonisë Veriore. Ne diskutuam zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila është shumë e rëndësishme për të dy palët, pasi do të jetë e dukshme për të dy palët. Ne kemi detyrime për të përmbushur, disa janë përmbushur më herët seç kërkohej nga qytetarët tanë dhe t’u tregojmë qytetarëve tanë të Greqisë miqësinë tonë të sinqertë”, u shpreh Zaev.

Kryeministri i Shkupit gjithashtu iu referua kursit evropian të vendit të tij, duke thënë se ishte një çështje që ai diskutoi me Mitsotakis.

“Absolutisht është qëllimi i një vendi miqësor të mbështesë fqinjin e saj verior, Republikën e Maqedonisë Veriore. Në këtë drejtim pala greke është e lumtur të na mbështesë në Këshillin Evropian.

Me këtë rast, unë ndaj ndjenjën se Greqia me të vërtetë duhet të marrë përsipër udhëheqjen e Ballkanit, sepse Greqia është shteti anëtar më i vjetër i BE-së, shteti anëtar më i vjetër i NATO-s. Qeveria e Mitsotakis  ka mundësinë dhe normalisht do të zhvillojë politikat e tij. Por ndjenja për mua, si kryeministër i Maqedonisë Veriore, dhe kryeministra të tjerë dhe drejtues të rajonit, është që ne presim udhëheqje nga Greqia, pasi agjenda e Selanikut e vitit 2003 na ka dhënë këtë inkurajim edhe për një kurs evropian.

Ne jemi të përkushtuar. Në vendin tonë, 83% e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit në BE. Duke pasur parasysh këtë rrugë, Greqia normalisht do të duhet të zërë vendin e saj të ligjshëm në Ballkan dhe Evropën Lindore. Nuk është një mundësi para nesh dhe unë e di se Greqia do të na mbështesë tani në Këshillin Evropian, në mënyrë që të kemi një datë për të filluar d iapragmatefseis me BE-në “, tha ai.

g.kosovari

Next Post
50 më të kërkuarit në duart e FAST/ Zv/ministri i Brendshëm: Emrat u janë dërguar agjencive homologe

50 më të kërkuarit në duart e FAST/ Zv/ministri i Brendshëm: Emrat u janë dërguar agjencive homologe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In