Për herë të parë, presidenti amerikan Donald Trump pranon se Joe Biden është fituesi i zgjedhjeve në SHBA, por thotë se këto zgjedhje u manipuluan.
Përmes një postimi në Twitter, Trump shkruan se Joe Biden “Fitoi, por sepse zgjedhjet u manipuluan”.
“Asnjë vëzhgues votash nuk u lejua, votat u llogaritën nga një kompani private, radikale e djathtë me reputacion të keq, Dominion, pajisje defektoze si dhe media false, e heshtur dhe më tepër”, shkruan Trump.
Më tej presidenti Trump vijon me akuzat duke thënë se “të gjitha defektet që u raportuan natën e votimeve, ishin në fakt ata që u kapën duke vjedhur votat. Ia dolën mjaftueshëm, sidoqoftë pa u kapur. Votimi me postë është një shaka e ligë”./p.a