Drejtuesit e Arsenalit e kanë gjetur pasardhësin e Arsen Wengerit.
Eddie Howe, trajneri aktual i Bournemouth, është kandidati serioz për ta marrë drejtimin e Arsenalit pas largimit të Arsen Wengerit, raporton Daily Star.
Howe është duke e drejtuar me sukses Bournemouthin që nga viti 2012. Ai arriti që me këtë skuadër të ngjethet në Premierligë në sezonin 2014/2015.
Kurse, ky sezon mund të jetë i fundit për Wengerin nën drejtimin e Arsenalit, përcjell gazeta Express. (b.an)