Analisti Frrok Çupi tha në një intervistë për Euronews Albania se 6 dhjetori do të jetë një nga ditët më të shënuara në historinë e Shqipërisë politike.
Nëse më herët ishte ëndërr që Europa të hidhte sytë nga Shqipëria, tashmë liderët e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor mblidhen për një samit në kryeqytet.
“Është jo thjesht festive. Për mendimin tim është një ngjarje që ndryshon kuptimin e rajonit dhe kuptimin politik të Shqipërisë për të ardhmen.
Është një qëndrim i Europës që arrin të zhvendosë boshtin e kontinentit, në pjesën lindore të kontinentit të vet dhe është arritja më e madhe që ka parë qytetërimi perëndimor,” – u shpreh Çupi.
Sipas tij, dita e nesërme, në filozofinë e politikës së Shqipërisë mbyll tranzicionin politik të 30 vjetëve.
“Pra, me vendosjen e Bashkimit Europian në Tiranë nuk ka më asnjë arsye për të thënë se ka më tranzicion. Nesër mbyllet tranzicioni në mënyrë të suksesshme,” – u shpreh Çupi./m.j