• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE thirrje opozitës të rikthehet në Kuvend: Rrezikohet hapja e negociatave

by A R
01/03/2017 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shtator mund të hapen negociatat e anëtarësimit, por vetëm pasi të ketë progres në reformën në drejtësi.

Presidenca Malteze e Bashkimit Europian, përmes ambasadorit Godwin C. Pulis shprehet e shqetësuar për situatën e krijuar pas protestës së opozitës dhe kërkon rikthimin në normalitet të punimeve të Kuvendit deri në ditën e zgjedhjeve, si dhe besueshmeri të procesit zgjedhor.

Top Channel: Kur mund të hapen negociatat me Shqipërinë?

Godwin C. Pulis: Nëse Shqipëria përmbush kushtet e vëna, pra nëse reforma në drejtësi vijon dhe zgjedhjet mbahen normalisht, negociatat do të hapen këtë vit. Zhvillimet e fundit na kanë shqetësuar, sepse zhvillimi i dialogut në Parlament është me rëndësi, në mënyrë që nga tani deri në ditën e zgjedhjeve Parlamenti të zhvillojë punimet pa probleme dhe zgjedhjet të mbahen normalisht.

Top Channel: Është ky një mesazh për opozitën?

Godwin C. Pulis: Unë kam mesazh për qytetarët shqiptarë të përfaqësuar nga mazhoranca dhe opozita, që ata duhet të ulen në Parlament, të diskutojnë, madje në një dhomë me dyer të mbyllura dhe të mos hapen deri kur ata të shtrëngojnë duart dhe të jetë arritur zgjidhja.

Top Channel: Cili është kushti kryesor, zgjedhjet apo vettingu?

Godwin C. Pulis: Për Bashkimin Evropian vettingu është aktualisht përcaktuar si një nga kriteret paralelisht me zgjedhjet. Unë kam besim se qytetarët shqiptarë, të përfaqësuar në Parlament, pra pozita dhe opozita së bashku mund të gjejnë zgjidhje për këto çështje.

Top Channel: Nëse ky konsensus nuk do të arrihet deri në qershor, çfarë do të ndodhë me hapjen e negociatave për Shqipërinë?

Godwin C. Pulis: Një situatë e tillë do të krijonte më tepër vështirësi, prandaj unë këmbëngul që nga tani deri në qershor një zgjidhje duhet gjetur. Pra, nëse edhe zgjedhjet zhvillohen pa probleme, nëse rezultati do të ishte i ndershëm dhe i pakontestuar, ne mund të nisim negociatat pas kësaj./a.m.

Next Post
Në pritje të vendimit nga gjykata, ja çfarë shkruan gruaja e Haradinajt

Ndalimi i Haradinajt, bashkëshortja: Vetëm Tirana na mbështeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In