As një javë pas zgjedhjes si President i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, së paku jo formalisht dhe publikisht, nuk ka marrë urimet e zakonshme që i dërgon Bashkimi Evropian në raste të tilla, shkruan “Koha Ditore”.
Kanë munguar kësaj radhe jo vetëm deklaratat formale kurtoazie që i dërgojnë Kryetari i Këshillit Evropian, apo ai i Komisionit, por edhe ato të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Madje nuk a pasur asnjë prononcim zyrtar për këtë, pos një deklarate që ka bërë zëdhënësja e BE-së e ngarkuar për çështje që lidhen me politikën e jashtme.