• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, mesazhi i grupit të Vishegradit

by Java News
12/09/2019 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrat e shteteve të Grupit të Vishegradit në takimin e sotëm në Pragë me kryetarët e qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor, miratuan Deklaratën e grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor.

Liderët e Grupit të Vishegradit konfirmuan me anë të kësaj deklarate mbështetjen për inkuadrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe bindjen se bashkimi i Europës nuk do të jetë i plotë pa inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në tekstin e Deklaratës theksohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Europian është vegël e rëndësishme me vlerë të paçmueshme për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor; prej atje, ekzistenca e një politike të besueshme për zgjerim paraqet strategji të investimit për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian.

Në këtë dokument të grupit të Vishegradit përmendet se inkuadrimi është dhe do të mbetet proces i themeluar në merita dhe i cili tërësisht varet nga përparimi i arritur objektiv.

Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se fillimi i bisedimeve në tetor të vitit 2019 jo vetëm që do t’u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fokusohen edhe më shumë në reformat e duhura, por do të shërbejë edhe si nxitje e rëndësishme për tërë rajonin dhe garanci se BE do të vazhdojë të ketë rol udhëheqës në transformimin pozitiv të rajonit.

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, në deklaratë shprehin pritshmërinë në përputhshmëri me Strategjinë e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor të shkurtit të vitit 2018, se bisedimet aderuese me Serbinë dhe Malin e Zi do të përshpejtohen gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit në përputhje me avancimin e arritur nga të dyja shtetet, si dhe se proceset reformuese në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë në periudhën e mëtejshme do t’i përforcojnë mundësitë për anëtarësimin e rajonit në BE.

Në deklaratën e Pragës përsëritet mbështetja për shtetet partnere  të Ballkanit Perëndimor në gatishmërinë e tyre të stabilitetit në rajon, përforcimi i qeverisjes të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimi i rezistencës ndaj kërcënimeve hibride, ballafaqimi me radikalizimin dhe kontrollin e migrimit.

Vendet anëtare të Vishegradit në Deklaratë theksojnë se e kanë parasysh rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor në përforcimin e diversifikimit të burimeve të energjisë në Bashkimin Europian përmes Korridorit Jugor dhe e shprehën gatishmërinë e tyre për përmirësim të bashkëpunimit mes shteteve nga Grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor. /l.m

Next Post
Shkarkohen 4 juristë në Kadastrën e Vlorës, vërejtje për 19 të tjerë

Shkarkohen 4 juristë në Kadastrën e Vlorës, vërejtje për 19 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

Protesta e PD-së, Berisha: Asnjë nuk na ndal, zëri ynë do të dëgjohet deri në Bruksel

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In