Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet. Gonzato tha se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa I takon mbështetjes së drejtësisë së re.
“Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet” tha Gonzato ne konferencë për median.