Liderët e Bashkimit Europian në mënyrë që tragjeditë e emigrantëve të mos përsëriten kanë vendosur që të shtojnë operacionet në Mesdhe dhe të forcojnë luftën kundër trafikantëve.
Në samitin i cili u mblodh menjëherë pas tragjedisë ku u mbyt një anije me pasojë humbjen e qindra jetëve të emigrantëve më 19 prill në Mesdhe, u vendos që të trefishohet herë buxheti për operacionet e “Triton” në afërsi të Italisë dhe për operacionet “Poseidon” në afërsi të Greqisë.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në një konferencë për shtyp pas samitit tha se: “Shpëtimi i jetëve nuk është nuk nënkupton vetëm të shpëtohen njerëzit në det. Duhet të parandalohen trafikantët e qenieve njerëzore dhe të gjendet një zgjidhje për emigracionin e parregullt”.
Gjithashtu në samit, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini i është dhënë detyra për të nisur operacionet e mundshme ushtarake “për identifikimin, konfiskimin dhe shkatërrimin e anijeve para se të ato të përdoren nga trafikantët”.
Gjithashtu është kërkuar që të rritet bashkëpunimi me policitë dhe shkëmbimi i informacioneve me vendet e treta dhe duke vënë në lëvizje institucionet e BE-së të mundësohet eliminimi i bandave të cilat merren me trafikimin e njerëzve dhe të nxirren përpara gjyqësorit.
Në vendimet e lidëve të BE-së u theksua se do të rritet mbështetja ndaj fqinjëve, sidomos ndaj Libisë për të monitoruar dhe kontrolluar kufijtë tokësorë.
– Do të rritet bashkëpunimi me Turqinë-
Liderët e BE-së të cilët kanë marrë vendim për të rritur bashkëpunimin me Turqinë në lidhje me situatën në Irak dhe Siri, ata kanë rënë dakord që të dërgohen ekspertë të migracionit në vendet kyçe në rajon për të marr informacion në lidhje me fluksin e emigrantëve dhe për të kryer bashkëpunim me autoritetet lokale.
Edhe pse në vendimet e samitit theksohet zbatimi i një projekti pilot në drejtim të ristrehimit të emigrantëve, gjithashtu nuk është përcaktuar se sa persona do të përfitojnë nga kjo.
Operacioni “Mare Nostrum” i cili operonte për shpëtimin e emigrantëve në Mesdhe përfundoi vitin e kaluar për arsyen se nuk pati mbështetje nga vendet e tjera. Disa vende kishin mbrojtur qëndrimin se operacioni “Mare Nostrum” i cili përfshinte një buxhet prej 9 milionë eurosh në muaj, inkurajonte ardhjen e emigrantëve në Europë.
Në vend të “Mare Nostrum” Bashkimi Europian nisi operacionin “Triton” i cili ka një shtrirje më të ngushtë dhe i cili ka mbetur i pa mjaftueshëm në parandalimin e emigrantëve. Ndërkohë organizatat e të drejtave të njeriut, gjithashtu bënë thirrje për nisjen e operacioneve patrulluese për shpëtimin e njerëzve përgjatë rrugëve migratore të emigrantëve në Mesdhe.
Parashikohet se numri i emigrantëve që kanë humbur jetën këtë vit në Mesdhe është mbi 1 mijë e 600 persona.
Redaksia Online
(Javanews,al)









