• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit!

by Lutfi Dervishi
25/06/2018 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

48 orë para ende askush nuk mund të thotë me siguri se cili do të jetë vendimi i Këshillit Europian lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë me Maqedoninë.

Deri më sot  janë ravijëzuar së paku 3 qëndrime::  A) Franca që vë në plan të parë, reformën e vetë BE-së dhe nuk ka asgjë “personale” me Shqipërinë dhe Maqedoninë. 😎 Hollanda  mendon se Shqipëria dhe Maqedonia ende nuk janë gati për të hapur negociatat. C) Gjermania duket se është: po, POR…

Në mes të tre pozicioneve është Komisioni Europian që ka dhënë rekomandim për hapje negociatash pa kushte! Këshilli i ka dhënë autoritetin Komisionit për të qenë “prifti”, por duket se këtë radhë kërkon “t’i qethë” mjekrën.

Komisioni ka publikuar këtë pranverë edhe strategjinë e BE për rajonin për 2025. Strategji që rikonfirmon angazhimin e Unionit, 15 vjet më parë (Samiti Selanikut 2003) që e ardhmja e rajonit është në BE.

është shumë e vështirë, të kuptosh në Tiranë apo Shkup se çfarë “problemi” ka hapja e neogicatave me reformimin e BE-së. Mes hapjes së negociatave dhe marrjes së vendimit (nisur nga përvoja) do të duhet së paku një dekadë. çdo vend anëtar i BE-së ka mundësi të pafundme për të bllokuar/kërkuar vendet kandidate për t’u thelluar  350 herë në secilin prej 35 kapitujve.

Shqipëria ka 1001 probleme po aq ndoshta edhe Maqedonia, por zgjidhja e tyre është në BE. (Dhe vetëm BE ka fuqinë transformuese për rajonin, pavarësisht joshjeve dhe interesave të aktorëve të tjerë global dhe rajonal.)

Vetëm lidhja/connection me 35 kapitujt do të shënojë nisjen  e transformimit rrënjësor të Shqipërisë dhe përmirësimit cilësor të jetës për çdo shqiptar.

Historikisht BE në çdo dekadë të jetës së vet, ka ecur dhe është “rritur” me probleme nga më të pa  imagjinueshmet. Brexit dhe problemet e sotme të emigracionit, terrorizmit, ekonomisë nuk janë çështje që zgjidhen për një vit apo për 10. Do të jenë këtu për një kohë të gjatë.

Po ashtu edhe Ballkani nuk do të lëvizë (së paku gjeografikisht). Këtu ka qenë dhe këtu do të jetë. Llotaria gjenetike i ka vendosur popujt e Ballkanit brenda BE-së, jo në kufijtë veriorë të Afrikës apo në Lindjen e Mesme, por në Europë.

Ballkanit i është bërë një premtim- është koha për të mbajtur fjalën.

Një tjetër qëndrim që ka qarkulluar së fundimi është se Maqedonia (e Veriut) duhet të marrë me kushte hapjen e negociatave. Si për çdo vendim nuk mungojnë argumentat: ndërrimi i regjimit, dhe vënia në shinat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes 25 vjeçare me Greqinë.

Në këtë variant, Shqipëria mbetet delja e zezë në rajon. Fqinjët sllavë (Mali Zi, Serbia, Maqedonia) vijojnë me procesin e afrimit me BE-në. Shqipëria? Shqipëria do të marrë një jo, POR formulimi mund  të jetë aq i bukur sa po – ja e Maqedonisë do të duket shumë e varfër.

Shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri do të ndihen të përjashtuar dhe të trajtuar padrejtësisht. Mantra se “do të bashkohemi në Bruksel” – e përdorur nga gjithë elita politike në Tiranë do të merrte nota shakaje dhe forcat politike si në Kosovë, por edhe në Shqipëri që e shohin Brukselin më shumë si problem sesa si zgjidhje sigurisht do të marrin më shumë hapësirë. Tirana zyrtare është përgëzuar në vijimësi për rolin konstruktiv në rajon. çfarë roli mund të ketë Tirana tashmë në rajon, kur të vetmit shqiptarët do ta ndjejnë veten të përjashtuar- dhe në Kosovë – i vetmi popull në rajon pa viza.

Humbja e perspektivës së BE-së do të bëj atë që shqiptarët kanë bërë prej 3 dekadash- të kërkojnë në mënyrë individuale “anëtarësimin” në BE- Deri më tani e ka bërë ⅓ e popullsisë që jeton sot në vendet anëtare të BE-ë. (Shqipëria është vendi i dytë në botë për numrin më të madh të emigrantëve që prodhuar këto 3 dekada).

Një jo apo shtyrje në kalendat greke të vendimit për hapjen e negociatave do të thotë humbje për shqiptarët. çdo humbje ka përballë fituesit. Fituesit e mëdhenj do të jenë politikanët dhe liderët autoritar- që do të “shijnë” sipas dëshirës.  Problemi në Tiranë, në Shkup, dhe në kryeqytetet e rajonit është se nëse pyet: ku është pushteti? Përgjigja do të jetë e njjëtë: kryeministri. Mosha e liderëve është më e madhe se mosha e institucioneve të reja, kalimi nga liderët e fortë te institucionet bëhet e mundur vetëm me BE dhe në rrugën drejt BE-së. Shteti ligjor, ekonomia tregut, pavarësia e medias, institucionet e pavarura, konkurrenca do të marrin jo mbështetje por ndoshta goditje- për shkak se reformat aq shumë të dëshiruara… nuk do të udhëhiqen më nga makineria e komplikuar e Brukselit, por nga dëshira e liderëve populistë në rajon.

Një jo- e kancelarive nuk është pa pasoja për njerëzit dhe popujut. Vizioni, perspektiva e njerëzve, qëllimi dhe fokusi i reformave do të vihen në pikëpyetje. Nuk ka gjë më dramatike se njerëzit pa qëllime, pa vizion dhe pa fokus. Po ashtu edhe për popujt.

Next Post

Horoskopi ditor, e martë 26 Qershor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In