• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE shpërblen Shqipërinë me 13 mln euro për progresin e bërë në këto dy reforma

by Java News
20/12/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian i ka paguar Shqipërisë  13 milionë € si shpërblim për performancën dhe progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës për punësim dhe aftësi (6 milionë €) dhe reformën e administratës publike (7 milionë €).

Përmirësimi në politikat dhe praktikat e punësimit është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirës të Shqipërisë. Lidhur me shtimin e transparencës së administratës publike, përgjegjshmëria dhe efektiviteti i sektorit publik janë thelbësore për t’u shërbyer më mirë qytetarëve dhe bizneseve, për arritjen e rezultateve në reformat strukturore, si dhe për zbatimin e acquis dhe praktikave më të mira të BE-së.

Këto reforma mbështeten nga një total prej  30 milionë € për zbatimin e strategjisë për punësim dhe aftësi dhe 32 milionë € për reformën e administratës publike. Mbështetja e përgjithshme financiare në kuadrin e programit kombëtar të BE-së në Shqipëri për periudhën 2014 -2020 është në masën 650 milionë € para grantesh.

Investimi te njerëzit dhe arsimimi i tyre në mënyrën e duhur dhe konkurruese për tregun aktual të punës është investimi më i mirë që mund të bëhet për të ardhmen e Shqipërisë. Programe më të mira dhe më efikase punësimi ndihmojnë për mbylljen e hendekut mes nevojave të tregut të punës dhe kompetencave të punëkërkuesve shqiptarë, si dhe lehtësojnë krijimin e mundësive për punë, sidomos për të rinjtë dhe grupet vulnerabël apo të margjinalizuara. Një cilësi më e fortë e sistemit të arsimit profesional mbështetet krijimin e një force pune më kompetente, dinamike dhe kompetente, duke i mundësuar vendit të bëhet më konkurrues në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014 – 2020, me një ndikim pozitiv në punësimin e të rinjve dhe grave. Kjo është arritur përmes forcimit të kuadrit ligjor, diversifikimit të mundësive për punë,  investimeve në cilësinë e shërbimeve trajnuese profesionale dhe arsimore, si dhe rritjen e shërbimeve të tregut të punës.

Zbatimi i Strategjisë së  Reformës së Administratës Publike 2015-2020 gjithashtu ka arritur progres dhe mbetet një përparësi kyçe për agjendën e anëtarësimit. Përmirësimet në procesin e rekrutimit për një shërbim civil profesional, të bazuar në merita dhe të depolitizuar, përmes procedurave të standardizuara dhe rritjes së transparencës ka nisur, por duhet vazhduar për të përmirësuar imazhin dhe qasjen e sektorit publik si punëdhënës i një stafi të ri, të kualifikuar, kompetent, të motivuar dhe me integritet, të aftë t’u sigurojë shërbime cilësore qytetarëve dhe bizneseve në një mënyrë transparente, efektive dhe efikase.

Operimi i një portali publik konsultimesh e ka bërë procesin e politikë-bërjes më të hapur për qytetarët. Forcimi i kuadrit ligjor ka standardizuar procedurat administrative dhe së bashku me automatizimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe përdorimin e teknologjive moderne ka rritur përgjegjshmërinë dhe ofrimin e shërbimit për publikun.

Komisioni Evropian e inkurajon Qeverinë Shqiptare të vazhdojë përpjekjet e saj në zbatimin e vazhdueshëm të reformës për punësim dhe aftësim dhe reformës së administratës publike, duke shtruar rrugën drejt një tregu pune përfshirës dhe efektiv, një force pune konkurruese, si dhe një administrate publike profesionale dhe të përqendruar te qytetarët në Shqipëri. Dhënia e mëtejshme e fondeve nga Komisioni Evropian për këto reforma varet nga progresi i kënaqshëm, vlerësimi i ardhshëm i të cilit pritet në pranverë 2017.

Është në interesin më të mirë të qytetarëve, instituteve kërkimore dhe gjithë aktorëve jo-shtetërorë që të angazhohen më intensivisht për të marrë pjesë në jetën publike për krijimin e një shoqërie më të mirinformuar dhe një administrate publike më të përgjegjshme.

Next Post
Tramexani: Duam kualifikimin, nuk punojmë kundër Kosovës

Tramezzani largohet nga Shqipëria, gati kontrata me klubin e Luganos në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

February 13, 2026

Test për drejtësinë, pse ‘21 janari’ rrezikon të mos zbardhet kurrë?!

February 13, 2026
Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In