• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE sanksione Kosovës/ Bregu s’e përjashton pezullimin e liberalizimit të vizave: Uroj të mos ndodhë. Dialogu…!

by Java News
03/07/2023 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Masat ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës nuk do të kenë efekt për takimet që do të organizojë Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal”, kështu është shprehur Majlinda Bregu.

Në një intervistë në emisionin “Pa Censurë”, ajo konfirmoi vullnetin e saj për të trajtuar Kosovën si të barabartë, por nuk mund të sigurojë se kjo do të zbatohet edhe për takimet e bashkëorganizuara me BE.

“Kosova është anëtare e Këshillit (RCC). Në do të ftojmë Kosovën në çdo format dhe aktivitet që organizohet nga RCC. Në rast se jemi bashkë-organizues me BE, siç ndodhi në takimin e para dy ditëve për ‘Europën Dixhitale’, do të këmbëngulim në të drejtën tonë për të pasur të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal prezente në takim.”

Ndërkohë Bregu i shmangu komentet rreth përshkallëzimit të situatës në lidhje me Kosovën, megjithëse pohoi se si shqiptare është e keqardhur për rrjedhën që po marrin ngjarjet.

“Uroj që masat e marra të jenë për një periudhë të shkurtër, por këto janë çështje që zyrtarisht nuk i komentoj dot. Dialogu Serbi-Kosovë kalon nëpërmjet Brukselit.  Do të doja shumë që, pas periudhës së verës, Kosova të jetë në të gjithë takimet dhe organizmat, pasi, duke nisur nga shtatori bëhen gati nga Procesi i Berlinit deri tek raporti vjetor që Brukseli bën për procesin e integrimit”.

 

 

E pyetur nëse acarimi i marrëdhënieve mund të përshkallëzohet drejt anulimit të liberalizimit të vizave, Bregu tha; “Shpresoj që jo, për shkak te rikthimit të dialogut dhe respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE. Këtë e kanë në dorë vendet të cilat duhet të rikthehen në tryezën e Dialogut, Kosova dhe Serbia”, tha Majlinda Bregu në intervistën për emisionin “Pa Censurë” në RTSH./m.j

Next Post
Paralajmërimi i Majkos: Amerikanët e dinë se ç’po ndodh në Beograd, Prishtina të tregojë kujdes. Nëse u rrezikohet jeta ushtarëve të NATO-s…!

Paralajmërimi i Majkos: Amerikanët e dinë se ç’po ndodh në Beograd, Prishtina të tregojë kujdes. Nëse u rrezikohet jeta ushtarëve të NATO-s…!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    ca mut politikash ishit e jeni ju,pse nuke keni kurrajon te krtitikoni e te flisni hapur kundra europes se degjeneruar,qe urren shqiptaret.Apo vendi i pa merituar qe mbane te bene te folesh kundra Kosoves.Ju skeni fare shtylle kurirrizore,prandaj e keni humbur ndjejen e shqiptarizmit,turpe te keni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In