• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE pro konferencës Kosovë-Serbi, Rama: Rajoni s’mund të merret zvarrë për një konflikt të kotë! Ballkani i përket ‘Berlinit’, jo ëndrrave të Kremlinit

by Java News
29/06/2023 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka mbështetur idenë e një konference të nivelit të lartë pa afat deri në arritjen e një marrëveshje për zbatimin e planit franko-gjerman mes Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një statusi në tëitter, kreu i qeverisë shprehet se Rajoni nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt i kotë, ku siç thotë ai po luhet me zjarrin e nacionalizmit dhe çdo ditë prodhohet arsye për sherr.

Po ashtu Rama dha lajmin se sot në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për idenë e konferencës për Kosovën dhe Serbinë duke thënë se rajoni nuk mund të merret zvarrë për një konflikt të kotë.

“Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel.

Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal.

Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen kufijve të Bashkimit Europian…

Autoritetet e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që atyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë”, tha Rama./m.j

Next Post
Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

Motori i dëborës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë të Rugovës

January 25, 2026
Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

Ndizet lufta për mbijetesë në Superiore/ Garë e egër për titullin, tre skuadra ndahen nga një pikë

January 25, 2026
Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

January 25, 2026
1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

1-vjetori i ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopi Joani: Trashëgimia e tij është e gjallë mes nesh

January 25, 2026
Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

Moti i keq me temperatura të acarta përfshin SHBA-në, Shtëpia e Bardhë mbulohet nga dëbora

January 25, 2026
“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

“Reforma më e madhe në polici”, ministrja e Brendshme Mahmood njofton krijimin e FBI-së britanike

January 25, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

January 25, 2026
“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

“S’e kam të lehtë të fle në trotuar, por kemi zgjedhur të luftojmë”, Lapaj flet në Berat për protestën e 31 janarit

January 25, 2026
Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

Dy minutat vendimtare në arrestimin e Maduros, CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e tij

January 25, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In