• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE: “Prishtina po i komplikon gjërat në dialog”

by Java News
14/12/2018 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit të liderëve të BE-së, presidenti qipriot Nicos Anastasiades dhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, kanë biseduar për problemet në dialogun mes Prishtinës e Beogradit, për tarifat ndaj mallrave serbe që “bllokojnë dialogun” dhe hapin e institucioneve të Kosovës për ushtrinë, për çka kanë thënë se nuk është i mirëseardhur, ka mësuar Tanjugu nga Këshilli Evropian.

Burime diplomatike kanë thënë se çështjen e Kosovës e ka ngritur presidenti qipriot që ka thënë se deri tek kjo iniciativë ka ardhur pas vizitës së fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

Liderët e BE-së diskutojnë për Kosovën

Presidenti qipriot ka vlerësuar se gjërat “nuk duken mirë” në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të heqin taksen ndaj mallrave serbe dhe ka kërkuar nga Mogherini që të njoftojë BE-në rreth situatës në dialogun Kosovë-Serbi.“Tanjugu” thotë se Mogherini ka përsëritur qëndrimin e BE-së që taksat e Kosovës “nuk janë veprim i mirë dhe bllokojnë dialogun”, përcjell Koha.net.

Ajo ka shtuar se ka “kundërshti nga ana e Prishtinës” dhe se ajo, bashkë me eurokomisionerët Johannes Hahn dhe Cecilia Malmström po punojnë në gjetjen e zgjidhjes për këtë krizë.

Nga Këshilli Evropian thonë për Tanjugun se Mogherini në takimin me liderët e BE -së ka folur edhe për transformimin e FSK-së në ushtri ku ka thënë se “një veprim i tillë nuk është i mirëseardhur e as është konstruktiv”.

Ajo tutje, sipas mediumit serb, ka thënë se në Kosovë ka probleme të brendshme politike ku “presidenti e kryeministri nuk flasim me gjuhë të njëjtë” dhe se kjo, sipas saj, “komplikon dhe bllokon gjërat”.“Tanjugu” thotë se në takim, gjatë diskutimit për dialogun, kryesisht është folur për problemet që vijnë nga ana e Kosovës ndërsa për palën serbe nuk është thënë asnjë fjalë. (b.an)

Next Post
Reshjet e dëborës, Voskopoja dhe Dardha ju ftojnë për të kaluar fundjavën

Reshjet e dëborës, Voskopoja dhe Dardha ju ftojnë për të kaluar fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In