Shefja e Serbisë për negociata me Bashkimin Evropian, Tanja Mishqeviç ka thënë se BE nuk kërkon dhe nuk mund të kërkojë nga Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo për B92 ka thënë se nga Serbia nuk mund kërkohet njohja e Kosovës shtet i pavarur as nga anëtarët e BE-së, transmeton Koha.net.
“Gjithnjë derisa të gjitha shtetet e BE-së të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, këtë njohje BE nuk mund ta kërkojë as nga Serbia”, ka thënë Mishqeviç. Sipas fjalëve të saj, sa herë që hapet ko çështje, hapet edhe debati për çështje të dialogut teknike politik të Beogradit e Prishtinës.