• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“BE nuk i ka vënë kusht Shqipërisë të bëjë të lumtur Bashën”/ Rama: Lëshimi më i madh është bërë nga PS

by Java News
15/07/2020 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se PS ka konfirmuar seriozitetin e plotë në zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Teksa i drejtohej me ironinë kreut të PD, Rama tha se BE nuk i ka vënë kusht Shqipërisë të bëjë të lumtur Bashën dhe të plotësojë  vetëm kërkesat e tyre.

Ndërkohë për marrëveshjen e 5 qershorit Rama tha se lëshimi më i madh është bërë nga PS për  nevojën për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

“Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakortësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensues se opozita parlamentare refuzon të pranojë mos depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit cka sic e dini, është lëshimi madh i bërë nga PS, jo me hirin e objektivave të vet por me pahirin e një nevoje për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

Ndërkohë që dje, komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e partive por dhe dhënien e pëlqimit për deputetin apo deputeten e pa rrezikuar një arritje madhore të PS, në radhë të parë e forcave të tjera në këto ite, përfaqësimin e vajzave e grave në Kuvend Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensues të plotë në opozitën parlamentare në votimin e djeshëm.

Jemi në mes si shumicë qeverisëse dhe si PS të dy palëve, me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe s’kemi konsensus për atë që këto palë me vete nuk duan.

Së pari nuk dua që ne ta rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse mua nuk më pëlqen, por ky është një proces ku  unë i pari që flas për të tjerët dhe PS-ja, që ndërvepron duhet të japë shembullin dhe po e jep, ne nuk na pëlqen, ne donim depolitizimin e administratës dhe më vjen keq që Basha thotë e bëmë me zor, nuk e bëmë me zor.

Nuk ka asnjë vend që Shqipëria të bëjë marrëveshjen me Bashën apo partitë jashtë parlamentit për të bërë konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria është shtet sovran, që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe troket për të hyrë në BE. Nuk është as Rama, as Basha, është shteti shqiptar.

Dhe shteti ka detyrimin të provojë se është në gjendje të përmbushë ato standarde për të qenë anëtar i familjes europiane dhe konkretisht, këtu më erdhi edhe kjo ma dha Taulanti këtë të ambasadorit. Reforma zgjedhore është kusht kyc, patjetër, marrëveshja është një nga instrumentet, ndërkohë që gjykimi bëhet mbi produktin dhe jo kush u mërzit apo gëzua nga reforma, kjo nuk është pjesë e standardeve europiane, që të jetë i gëzuar Luli”.”– tha Rama.

g.kosovari

Next Post
“S’jam aq budalla sa të mos kuptoj atë që shqiptarët duan”/ Rama: Populli më i mërzitur me opozitën se me ne

"S'jam aq budalla sa të mos kuptoj atë që shqiptarët duan"/ Rama: Populli më i mërzitur me opozitën se me ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In