• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE nën presion për miratimin e vaksinës nga Pfizer-BioNTech

by Java News
15/12/2020 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bashkimin Evropian po shtohet presioni për miratimin e vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pas miratimit të saj disa ditë më parë nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Rastet me koronavirus po rriten në të gjithë kontinentin, ndërsa Gjermania dhe Holanda kanë njoftuar mbylljen e vendit.

Britania e quajti dita V – ose dita e vaksinimit – 8 dhjetorin, fillimin e programit masiv të vaksinimit. Programi filloi në spitalet kryesore dhe aktualisht po zgjerohet tek klinikat lokale. Rreth 800 mijë doza të vaksinës nga Pfizer/BioNTech po shpërndahen ndërsa priten disa milionë doza të tjera deri në fund të muajit. Dr. Nikita Kanani është me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Britani.

“Më pak se një vit më parë ne trajtuam pacientin e parë me COVID dhe tani jemi në gjendje të bëjmë vaksinën. Ekipi ka qenë i jashtëzakonshëm.”

Njerëzit mbi 80 vjeç, të rrezikuarit si dhe personeli mjekësor dhe në azilet e pleqve janë të parët që do të vaksinohen. Mjekët thonë se vaksinimi fillimisht i këtyre grupve të rrezikuara, do të lehtësojë presionin ndaj spitaleve. Por si ia arriti Britania të fillojë vaksinimin? Autoritetet theksojnë se janë kryer kontrolle të plota të sigurisë. June Raine drejton entin rregullator britanik për barnat dhe shëndetësinë.

“Pa dyshim që kjo vaksinë është shumë e sigurtë dhe efikase. Kjo do të na ndihmojë të tejkalojmë situatën.”

Sondazhet tregojnë se gjysma e publikut britanik ka shqetësime për sigurinë e vaksinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është thelbësore që komunikimi i qeverive të jetë i qartë. Soumya Swaminathan është me Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Sa më të hapur dhe transparentë të jemi, aq më shumë ka të ngjarë që njerëzit të kenë besim dhe të duan që jo vetëm të vaksinohen, por edhe të ishin të durueshëm dhe të prisnin radhën e tyre.”

Ndërsa Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë miratuar vaksinën nga Pfizer/BioNTech, në Bashkimin Evropian po shtohet presioni për të bërë të njëjtën gjë. Miratimi pritet nga fundi i dhjetorit.

“Duam ta bëjmë këtë në një mënyrë shumë të kordinuar dhe të tregojmë se të gjithë kanë qasje të njëjtë,” tha Kancelarja Angela Merkel.

Por kjo qasje nuk do të jetë në dispozicion për miliarda njerëz në botë. Agjencitë e ndihmave akuzojnë vendet e pasura për grumbullimin e vaksinave. Anna Marriott është menaxhere politikash shëndetësore me organizatën Oxfam.

“Nëntë nga dhjetë njerëz në vendet e varfëra nuk do të marrin vaksinën vitin që vjen dhe ndoshta për vite të tëra.”

Shkencëtarët thonë se normaliteti nuk do të kthehet deri sa vaksinimi të kryhet në shkallë globale. Dr. Sterghios Moschos është biolog molekular në Universitetin Northumbria.

“Rreth 70-80% e popullsisë botërore do të duhet të vaksinohet tani.”

Kjo do të kërkonte miliarda doza vaksine dhe ka të ngjarë të zgjasë disa muaj ose vite.

Next Post
Energjia elektrike/ Rriten arketimet, ulen humbjet

Serbia i ndërpret Kosovës furnizimin me energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In